Brickos

Nënkryetari Iska monitoroi procesin e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për vitin 2024

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit të Kryetarit, z. Ali Morina, vizitoi zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të parë nga afër procesin e aplikimit të fermerëve për pagesa direkte/subvencione për vitin 2024, për 28 nënsektorë dhe kultura bujqësore.

Komuna e Rahovecit i ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces të rëndësishëm, duke i hapur zyrat për aplikim edhe në Krushë të Madhe dhe Ratkoc.

Pranimi i aplikacioneve për sektorët të cilët do të mbështeten përmes programit për pagesa direkte për vitin 2024 është i hapur deri më 12 prill 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …