Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi gjatë një interviste për gazetën “SOT”, tha se Gjykata e Lartë ka vendosur që “21 Janari” t’i kalojë SPAK-ut pas shqyrtimit të rekursit të bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë më 21 janar 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vendimi i Gjykatës së Lartë është detyrues për Prokurorinë e Posaçme, e cila do të duhet që të regjistrojë procedimin penal për këtë çështje dhe të hetojë të gjithë zinxhirin komandues të trazirave të 21 Janarit 2011. SPAK-u do të duhet që të tërheqë dosjen e “21 Janarit” nga Gjykata e Tiranës që e ka hetuar më parë këtë çështje. Ekzekutimi i Aleks Nikës, një nga 4 viktimat e 21 janarit, edhe pse kanë kaluar 13 vite, është ende pa autor. Strasburgu me vendimin që dha në muajin nëntor të vitit të 2023 u shpreh qartë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të dënojë autorët. Po ashtu, pa autor është edhe vrasja e Hekuran Dedës, për të cilën prokuroria vite më parë, akuzoi gardistin Agim Llupo. Por sa i takon kësaj çështje zoti Koçi theksoi se hetimi i “21 janarit” nga SPAK është sukses, ndërsa tregon se kush fshihet pas masakrës dhe pse atë ditë mund të ishin vrarë më shumë se 4 protestues në bulevard. Sipas tij, besimi tek drejtësia e re është rritur.

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi tha se Gjykata e Lartë ka vendosur që “21 Janari” t’i kalojë SPAK-ut

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …