Institucionet

U miratua buxheti i komunës së Rahovecit për vitin fiskal 2024

Pas konsultimeve me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, gjithashtu, pas dëgjimeve publike buxhetore e vlerësimeve nga profesionistë të të gjitha fushave, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u miratua buxheti për vitin 2024, i cili në total (për të gjitha kategoritë buxhetore) është: 19,804,785.00 €. Kësisoj, me: …

Më shumë...

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor ndezën qirinj para Stacionit policor në Rahovec në nderim të heroit AFRIM BUNJAKU

Në nderim të rreshterit të policisë së Kosovës, heroit AFRIM BUNJAKU, i cili u vra dje nga terroristët serb, derisa ishte në krye të detyrës, sonte kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, zyrtarë policor, qytetarë dhe koloninë e artistëve nga 15 vende të ndryshme të botës, ndezëm …

Më shumë...

Në Ferizaj shënohet Dita Botërore e Farmacistëve

Në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në Ferizaj gjatë ditës së sotme  u shënua Dita Botërore e Farmacistëve. Të pranishmëve mjekë, infermierë dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë me fjalë rasti i’u drejtuan nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu,  Dr. Kemajl Emini – Drejtor i DSHMS-së dhe Dr. Nadire Ymeri …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, z. Dri Cena

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, z. Dri Cena, ku nënshkruam marrëveshje që një pjesë e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit të kalojnë nën menaxhimin e KRU “Hidrodrini” Sh.A, Pejë. Po ashtu, u dakorduan që …

Më shumë...

Eksplorim Natyror në Ferizaj –  Ecje në Shtegun e Ariut dhe Drenushave

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj,  me kënaqësi prezantoi një rrugëtim të veçantë për dashamirësit e natyrës dhe aventurierët të cilët janë të përkushtuar ndaj ecjes në mënyrë profesionale. Udhëtim nëpër shtegun e ariut dhe drenushave, një rrugë e cila sjellë momente të paharrueshme në mes të bukurisë …

Më shumë...

Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal pritet të bëhet shumë shpejt në Komunën e Ferizajt

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, gjatë ditës së sotme ka mbajtur konsultimin publik me qytetarë (për Projekt- Strategjinë e Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Ferizajt për periudhën kohore 2024-2034). Hapjen e këtij konsultimi publik e ka bërë drejtori i kësaj drejtori Balton Dërguti i cili ka folur për …

Më shumë...

KPF në Ferizaj mbajti mbledhjen e rregullt

Këtë të hënë është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit komunal të Ferizajt Xhavit Zariqi. Anëtarët e këtij komiteti këtë mbledhje e ka filluar me një minut heshtje në nderim të jetës dhe veprës së policit të vrarë Afrim Bunjaku. Në këtë …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi punimet në asfaltimin e 24 rrugëve në Sadovinë të Muhaxherëve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fshatin Sadovinë e Muhaxherëve, ku për së afërmi ka inspektuar punimet në asfaltimin e 24 rrugëve, në këtë vendbanim. Me këtë rast, kryetari Haliti tha se jemi në një fazë dinamike të realizimit të projekteve në të gjitha lokalitetet e …

Më shumë...

Kryetari Latif mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latif mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive. Mbledhjet e rregullta janë një mundësi e mirë për diskutimin e sfidave dhe projekteve të reja, ata adresuan çështje të rëndësishme dhe përcaktuan plane të ardhshme për zhvillimin e komunës. Diskutimet u përqendruan në arritjet …

Më shumë...

Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë, vizituan Stacionin e Policisë në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, vizituan Stacionin e Policisë në Rahovec, për t’u shprehur ngushëllime për kolegun e tyre, rreshterin Afrim Bunjaku, i rënë dje në krye të detyrës. “Sulmi mbi policinë tonë është sulm mbi paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. Si institucione komunale, …

Më shumë...

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Deçan, shënoj një fillim të ri

Të rinjtë deçanas me shumë potencial, morën përgjegjësinë për të udhëhequr Këshillin e Veprimit Rinor Lokal, të cilët kanë ide dhe vullnet të punojnë së bashku, për të vendosur për të ardhmen e projekteve rinore. Kuvendi u mbajt në prezencën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Këshillave të nxënësve, …

Më shumë...

Largohen dhjetëra deponi ilegale të mbeturinave në territorin e Ferizajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj bashkë me punonjësit e palodhur të KRM “Pastërtia”, ka javë që ka filluar aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në qytet dhe fshatra, aksion ky që deri më tani ka pastruar tonelata të shumta mbeturinash në qytet dhe fshatrat si …

Më shumë...

Agim Sulaj – fitues i Çmimit të Parë “HiTHi i Artë” dhe Medaljes “Therrë Murrizi” në edicionin e 9-të të Festivalit të Karikaturës në Ferizaj

Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës në Ferizaj, për të nëntin vit me radhë ngreu siparin. Në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, në mesin e shumë artistëve, u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve në garën ndërkombëtare të karikaturistëve, që këtë vit morën pjesë me gjithsej 150 punime, në shënim …

Më shumë...

U mbajt koncerti memorial me veprat e kompozitorit të papërsëritshëm ferizajas, Vinçenc Gjini

Në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, në mesin e qindra bashkëqytetarëve, u mbajt Koncert Memorial kushtuar kompozitorit të papërsëritshëm, bashkëqytetarit tonë ferizajas, Vinçenc Gjini. Kjo mbrëmje e veçantë koncertale, ku u shpalosën disa nga veprat më të zgjedhura të kompozitorit Vinçenc Gjini, u organizua nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së …

Më shumë...

Kryetari Haliti përmbyll vizitën e tij në ShBA, takohet me personalitetet e shumta nga vendet e ndryshme të botës

Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë vizitës së tij disa ditore në ShBA, konkretisht në samitin e katërt Global të Qyteteve, që u mbajt në Nju Jork dhe atë nën organizimin e Rrjetit të Qyteteve të Forta, në kuadër të margjinave të Sesion 78-të të Asamblesë së Përgjithshme …

Më shumë...

Filloi ndërtimi i kanalizimit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec

Kryetari komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i është gëzuar pa masë nisjes së punëve për zgjidhjen e një problemi të vështirë dhe kompleks: ndërtimi i kanalizimit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec. Kryetari Latifi falënderoj familjen Ejupi, angazhimin e drejtorit të DSHP-së, Përparim Krasniqi dhe inxhinierin Sylejman Daka dhe të …

Më shumë...