Me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, Zyra e kryetarit të komunës së Vitisë, në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit, u ka ndarë mirënjohje mësimdhënësve veteran të arsimit, punonjësve të dalluar të arsimit, pronarëve të shtëpive të cilët gjatë okupimit i lëshuan ato për shkolla dhe kontributdhënësëve …
Më shumë...Institucionet
Grupi i alpinistëve nga Skenderaj për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndezin zjarrin e Epopesë në majën e Gjeravicës
Grupi i alpinistëve nga Skenderaj për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë ngjitur sonte në Gjeravicë, për të ndezur edhe simbolikisht për herë të parë zjarrin e Epopesë në majën më të lartë në Kosovë. Ky aktivitet është organizuar nga Grupi i alpinistëve nga Skenderaj kurse është …
Më shumë...Nata e Zjarreve në Prekaz dhe programi artistik në Sheshin “Adem Jashari” përmbyllen Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të sakrificës së Familjes Jashari
Ka përfunduar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz dhe me programin artistik që është mbajtur në Sheshin “Adem Jashari” në qytetin e Skenderajt, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, bacë Rifat Jashari, ministra …
Më shumë...Nderohen familjet që shndërruan shtëpitë në shkolla gjat periudhës 1990-1999
Një hapësirë e vogël për nga sipërfaqja, por shumë e madh për nga rëndësia, që u shndërrua në shkollë, për të mësuar gjuhën më të bukur në botë – gjuhën shqipe! Hisni dhe Mursel Tahiraj nga Klina e Poshtme e komunës së Skenderajt sot gëzojnë respektin e madh jo vetëm …
Më shumë...Në Ferizaj shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Këtë të martë në Teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, është shënuar 7 Marsi-Dita e Mësuesit. Në këtë manifestim mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, drejtor të drejtorive komunale, veteranë të arsimit, mësimdhënës si dhe mysafirë të tjerë. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim …
Më shumë...Kryetari Aliu ka pritur në takim një grup Alpinistësh
Pasioni për ngjitjen majave më të larta në botë, është ajo që shquan grupin e alpinistëve që i ka mirëpritur sot kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, të përbërë nga Abdurrahim Haxhidema, Besnik Reka, Adil Dullovi, Besjan Çerkini, Kushtrim Ilazi të cilët së fundmi ngjitën majën Kilimanxharo, më të …
Më shumë...Në Komunën e Malishevës priten të hapen edhe 11 biznese të reja
Komuna e Malishevës dhe organizata ”Preda plus”, kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e 11 bizneseve në Komunën e Malishevës. Nënshkrimin e këtyre kontratave e pa nga afër edhe shefja e kabinetit të Kryetarit, znj.Blerta Krasniqi, ajo falënderoi për angazhimin dhe bashkëpunimin maksimal me këtë organizatë që mundësoj hapjen …
Më shumë...Komuna e Rahovecit shënon 7 marsin Ditën e Mësuesit
Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, nën organizimin e Drejtorisë Komunale për Arsim, është mbajtur program festiv për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit. Të pranishëm në programin festiv ishin: Nënkryetari i Komunës, z. Fatmir Iska, drejtorë të drejtorive, drejtor të shkollave, mësimdhënës, nxënës dhe prindër. Një fjalë rasti …
Më shumë...Kryetari Latifi ka nderuar kujtimin dhe veprën e të rënëve për liri
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues nga FSK dhe bashkëpunëtorë, në vazhdën e aktiviteteve kushtuar 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe flijimit të Familjes Jashari, kanë nderuar kujtimin dhe veprën e të rënëve për liri. I pavdekshëm ndër breza do të …
Më shumë...Komuna e Rahovecit largon deponin ilegale që përshkon rrugën Brestoc-Krushë e Madhe
Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit po vazhdon aktivitetet për largimin e deponive ilegale në Komunën e Rahovecit. Në vazhdën e këtyre punëve, DSHP gjatë këtyre ditëve ka larguar deponinë ilegale që përshkon rrugën Brestoc- Krushë e Madhe.
Më shumë...Kryetari Ramosaj priti në takim boksierin nga Rastavica e Deçanit, Isuf Kelmendi
Kryetari Ramosaj priti në takim një talent të jashtëzakonshëm dhe me perspektivë, i cili tregoj suksese dhe fitore në ndeshjen e fundit, boksierin nga Rastavica e Deçanit, Isuf Kelmendi, i cili aktivitetin e tij sportiv po e zhvillon në Gjermani. Ndjenjë e mirë kur takojmë të rinj të cilët po …
Më shumë...Kryetari Ramosaj për nderë të 7 Marsit, ditës së mësuesit ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e komunës së Deçanit
Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, për nderë të 7 Marsit, ditës së mësuesit, bashkë me Drejtorinë e Arsimit, ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e komunës së Deçanit. 7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë, sepse …
Më shumë...Në SHFMU “Dëshmorët e Vokshit” në Pobërgjë u mbajt “Kuizi i Diturisë”
Në SHFMU “Dëshmorët e Vokshit” në Pobërgjë të komunës së Deçanit, sot u mbajt “Kuizi i Diturisë”. Kuizi u organizua në nivel shkolle për klasat VI-të, VII-të, VIII-të dhe IX-të, pyetjet ishin të formuluara profesionalisht në gjashtë lëndë mësimore. E veçanta e kësaj ngjarje ishte se, i gjithë kuizi është …
Më shumë...Kryetari Aliu me bashkëpunëtor kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtor kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në këto ditë të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroizmit e sakrificës sublime të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, për tu …
Më shumë...30 fermerë vitias përfituan makina spërkatëse
Komuna e Vitisë, vazhdon të përkrahë fermerët e saj me pajisje të ndryshme bujqësore. Me këtë rast, është bërë shpërndarja e 30 spërkatëseve me sasi 45 Litra për fermerët vitias. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, i kanë përgëzuar fermerët përfitues. Kryetari Haliti, …
Më shumë...Komuna e Vitisë po shënon Epopenë e UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë, policisë, FSK-së, partive politike, familjeve të dëshmorëve, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, ish të burgosurit politik dhe të tjerë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule duke nderuar dëshmorët e lirisë, në …
Më shumë...