Brickos

Institucionet

Përkujtohet fillimi i luftës frontale të UÇK-së në fshatin Carrabreg të Epërm

Komuna e Deçanit njofton Qytetarë se nesër me datë 29 Maj 2021 në ora 11:00, në përkujtim të luftës frontale të UÇK-së në fshatin Carrabreg të Epërm të Komunës së Deçanit do të bëhet përurimi i Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve të këtij fshati, po ashtu do të dhurohet gjak …

Më shumë...

Kryetari Aliu ishte për vizitë në shkollën “Tefik Çanga”

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, me bashkëpunëtor ishte për vizitë në shkollën “Tefik Çanga” të Ferizajt, ku i vizituan nxënësit që po i nënshtroheshin Testit të Arritshmërisë, me urimin dhe bindjen për suksesin e realizimit të ëndrrave të tyre.

Më shumë...

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENT TË KOMUNËS SË JUNIKUT

Komuna e Junikut, shpall konkurs për bursa për studentët e nivelit Bachelor dhe Master të cilët studiojnë në Universitetet Publike dhe Private të Republikës së Kosovës. Inkurajohen të gjithë studentët e Komunës së Junikut të aplikojnë për bursë komunale, deri me datë 11 Qershor 2021, në ora 16:00. Iu lutemi …

Më shumë...

Nga KKSB-ja, Qeveria të merret me çështjen e vendkalimit kufitarë ose të përballet me protestën e qytetarëve të Hanit të Elezit dhe mbylljen e kufirit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Maj. Anëtarët e këshillit për rendë të ditës shqyrtuan: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar Gjendja e përgjithshme s sigurisë në Komunë Informatë mbi situatën me pandeminë Covid-19 Të ndryshme Me …

Më shumë...

690 nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar testit të arritshmërisë në komunën e Vitisë

Në Komunën e Vitisë, po mbahet sot testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta, të cilët po i përgjigjen 100 pyetjeve që përmban ky testim. Drejtori i Arsimit, Basri Aliu, ka njoftuar se rreth 690 nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar testit të arritshmërisë dhe se …

Më shumë...

Zëvendëskryetari Aliu priti në takim zyrtarë të MAPL-së

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në një takim përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Mehdi Ratkoceri nga divizioni i Menaxhimit të Projekteve dhe Hanife Alimusaj inxhiniere, me të cilët është biseduar është biseduar për projektet që po realizohen në komunën e Vitisë. Më konkretisht, …

Më shumë...

Kryetari Haliti: Zhgënjyese që lidhja e Vitisë në autostradë po zvarritet

Komuna e Vitisë, është e indinjuar që lidhja e kësaj komune në Autostradën “Arbën Xhaferi”, nuk po merr epilog. Projekti nuk është përfshirë në Kornizën Afatmesme Buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Vendimi për realizimin e këtij projekti ishte marrë nga Qeveria Mustafa dhe pastaj edhe nga Qeveria Haradinaj, …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit komunal të Rahovecit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje kanë marrë  pjesë, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale dhe Sead Raba përfaqësuesi i OSBE-së zyra në Rahovec. Gjatë …

Më shumë...

Shërbime të reja shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi”

Në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe AMC-në, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Han të Elezit dhe stafi shëndetësorë kanë përuruar fillimin e projektit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është organizatë jo qeveritare e cila ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kujdesit …

Më shumë...

Konferencë për promovimin e turizmit në Bjeshkët e Nemuna

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me Qendrën për Zhvillim dhe Avokim – KADC, mysafirët nga Komuna e Ulqinit, Kryesuesin  e Asamblesë Komunale Haxhi Sylejmani, Drejtorin e Turizmit dhe Gëzim Hajdinaga së bashku me drejtorë të tjerë të drejtorive komunale të Ulqinit dhe shumë qytetarë, kanë mbajtur …

Më shumë...

U përkujtuan dëshmorët e lirisë Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtor, në afërsi të Celinës, kanë përkujtuar dëshmorët e lirisë MILAIM MORINËN dhe XHEVDET KRASNIQIN. Milaimi dhe Xhevdeti ishin luftëtarë të zot e të dëshmuar të Batalionit të III-të të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të UÇK-së. Më 27 maj 1999, Milaimi dhe …

Më shumë...

Po vazhdojnë punimet në oborrin e shkollës fillore “Nesimi Elshani” në Nagavc

Në kuadër të projektit të riparimeve në shkolla, projekt ky që është investim i komunës së Rahovecit, po vazhdojnë punimet në oborrin e shkollës fillore “Nesimi Elshani” në Nagavc, ku përveç ndërtimit të rrethojës, po bëhet rregullimi i oborrit të shkollës dhe i fushës sportive.

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi projektet infrastrukture në Lubishtë të Vitisë, ku po rregullohen disa rrugë bujqësore që lidhë këtë fshat me Ramnishtën, Potgorcin dhe Beguncën

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Lubishtë të Vitisë, për të parë nga afër punimet infrastrukturore që po vazhdojnë në këtë fshat, konkretisht në hapjen dhe rregullimin e rrugëve bujqësore që lidhën me rrugën e quajtur “Rruga e Xhepave”. Ai saktësisht nga afër ka ndjekur punimet …

Më shumë...

U dislokua tregu i kafshëve në lokacionin e ri

Tregu i kafshëve në komunën e Vitisë, që nga sot ka filluar në lokacion të ri, në periferi të fshatit Drobesh, ku është dislokuar nga pjesa tjetër e këtij fshati, me qëllim të lirimit të hapësirës së Palestrës sportive dhe krijimit të kushteve më të favorshme sportive në këtë zonë. …

Më shumë...

Fillojnë punimet në instalimin e ndriçimit publik në fshatin Sapniq

Në fshatin Sapniq të Komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për instalimin e ndriçimit publik të  këtij fshatin. Punimet kanë filluar nga rruga kryesore prej Fortesës e deri në përfundim të fshatit. Përparim Krasniqi, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit ka thënë se kanë filluar punimet …

Më shumë...

Përkujtohen dëshmorët e Kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa nga Rahoveci

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, zyrtar komunal, Përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë dhe familjarë, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e Atdheut bënë homazhe tek vendi i rënies në Hamoc, ku prehen djemtë më të zotët e …

Më shumë...