Institucionet

SHFMU “ Ismet Jashari- Kumanove” Temeqinë, pajiset me inventar shkollore nga Firma “HAZROLLI” me seli në Gjermani

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me drejtorin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi dhe donatorin, Burim Hazrolli nga fshati Banjë, vizituan Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “ Ismet Jashari- Kumanove” në  Temeqinë. Kryetari, Begaj drejtpërdrejt shprehi falënderimin për Burim Hazrollin për kontributin që po e …

Më shumë...

Sigurohet mbështetje e Bankës Botërore në projektet e ujitjes

Banka Botërore do të vazhdojë të mbështesë bujqësinë në Kosovë në avancimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore. Kjo u theksua në takimin që Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhivic pati me zyrtarët e Bankës Botërore. Me këtë rast, Ministrja Zhivic, i falënderoi përfaqësuesit e Bankës …

Më shumë...

Zëvendësministri Makolli mori pjesë në konferencën “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, mori pjesë në punimet e konferencës “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”, e cila u organizua nga Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me sindromën Down. Në emër të ministrit të MPMS-së, Skender Reçica, Makolli tha se …

Më shumë...

Me festë, lule e plot gëzim, Ferizaj shënon 21 Marsin – Ditën e Pranverës, Personave me Sindromën Down dhe Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Grumbull qytetarësh ishin mbledhur në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj, në aktivitetet e organizuara për shënimin e 21 Marsit, ditë të veçanta në kalendarin e shënuar të ditëve ndërkombëtare siç është Dita e Personave me Sindromën Down, Dita Botërore e Ujit, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, Dita Botërore e Poezisë si …

Më shumë...

Në Rahovec u shënua, 21 Marsi -Dita Botërore e Poezisë

Në Rahovec u shënua 21 Marsi- Dita Botërore e Poezisë, ditë kjo e shpallur nga UNESCO qysh nga viti 1999 ku si qëllim kryesor ka mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Dita botërore e poezisë reflekton edhe në nxitjen e një krijimtarie, sa më cilësore sepse arti poetik është …

Më shumë...

Kryetari Begaj dhe Nënkryetari, Berisha pritën palët me qytetarë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj  dhe  Nënkryetari, Hajdin  Berisha së bashku pritën edhe këtë të Enjte palët më qytetarë, ky takim ishte më i veçantë, pasi kishte një numër të madh të qytetarëve me kërkesa të natyrave të ndryshme, për nga nevojat social-ekonomike, infrastrukturore, shëndetësore, për ujë të …

Më shumë...

Kryetari Kuçi priti në takim pune Sekretarët e Përgjithshëm të MAPL-së dhe Integrimit Evropian

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtorë, priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Rozafa Ukimeraj dhe Sekretarin e Ministrisë së Integrimit Evropian Kushtrim Cukaj me bashkëpunëtorë. Kryetari Kuçi mysafirët i njoftoj me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Junikut, me theks …

Më shumë...

Si rezultat i punës së mirë, buxheti komunal në total për vitin 2018 realizohet në shkallën prej 92.76%, përkatësisht 99.76% nga Granti Qeveritar

Komiteti për Politikë e Financa në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën si pika të rëndësishme kanë qenë propozim-vendimi i kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Skenderajt, si …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj, priti në takim pune Sekretarët e Përgjithshëm të MAPL-së dhe Integrimit Evropian

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë, priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Rozafa Ukimeraj dhe Sekretarin e Ministrisë së Integrimit Evropian Kushtrim Cukaj me bashkëpunëtorë. Kryetari Ramosaj mysafirët i njoftoj me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Deçanit me theks …

Më shumë...

Me moton “Më përkrah sot , që nesër të jem i pavarur ” u shënua Dita Botërore e personave me sindromin Daun në Viti

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me sindromin Daun, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, respektivisht qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, u mbajt një takim me nxënësit e paraleles me aftësi të veçanta, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti. Ai …

Më shumë...

U mbajt trajnim me drejtorët e shkollave për ekstremizmin e dhunshëm dhe mekanizmat në parandalimin e kësaj dukurie

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ekipi Veprues për siguri në bashkësi në Viti, kanë organizuar të enjtën një trajnim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë, me temë “Ekstremizmi i dhunshëm dhe mekanizmat në parandalimin e kësaj dukurie”. I pranishëm ishte edhe kryetari i …

Më shumë...

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e kontrollit të mallrave strategjike

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë e Malit të Zi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e kontrollit të mallrave strategjike me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në fushën e kontrollit të tregtisë së armëve dhe pajisjeve ushtarake, armëve konvencionale, armëve të shkatërrimit në masë, …

Më shumë...

MKRS-ja përkrah sportistë e trajnerë në shumën mbi 70 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për Federatat e Sportit ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Komitetin Paraolimpik të Kosovës, Federatën e Minigolfit të Kosovës, me shtatë sportistë dhe katër trajnerë të dalluar dhe që kanë korrur rezultate. Shuma e përgjithshme e kësaj përkrahje …

Më shumë...

Bekim Jashari: Nga sot, qytetarët e Skenderajt nuk do të paguajnë për shpenzimet në rast të vdekjeve

Bekim Jashari: Nga sot, qytetarët e Skenderajt nuk do të paguajnë për shpenzimet në rast të vdekjeve

Nga sot, qytetarët e Skenderajt nuk do të paguajnë për shpenzimet e varrimit në rast të vdekjeve. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Skenderajt, Bekim Jasharai, nëpërmjet një postimi. “Të nderuar qytetarë të Skenderajt, Jam tejet i lumtur që t’ua kumtoj lajmin që për herë të parë po …

Më shumë...

Sllatina e Ulët zgjodhi kryetar të fshatit Neritan Demelezin

Banorët e Sllatinës së Ulët të Komunës së Vitisë, kanë zgjedhur të mërkurën këshillin e fshatit që do të përbëhet prej 9 anëtarëve. Nga 19 qytetarë prezent në këtë tubim zgjedhor, njëzëri me vota kryetar i fshatit u zgjodh Neritan Demelezi.

Më shumë...

Ka filluar rregullimi i shtratit të lumit Mirusha në Malishevë

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, po rregullohet edhe shtrati i lumit Mirusha në qytetin e Malishevës. Punimet në rregullimin e shtratit të lumit, i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, me qëllim të njoftimit me …

Më shumë...