Qëndrimi përbuzës, injorues, prepotent e naiv i kryeministrit, Albin Kurti, ndaj Shqipërisë dhe Edi Ramës, nuk është diçka e re, por me siguri se nuk do të zgjasë shumë, sepse, janë vetë shqiptarët që mendojnë, veprojnë e do të heqin nga barra një regjim përçarës, që shkel vlerat e UÇK-së, …
Më shumë...Lajmet
Besnik Tahiri: Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat, kjo është pasojë e logjikës inatçore, jo shtetformuese
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po vazhdon të eksperimentojë në rrafshin e brendshëm edhe në atë të jashtëm, duke marrë vendime në dëm të qytetarëve. Ai në një konferencë për medie shtoi se veriu i vendit është në dorë të askujt …
Më shumë...BE-ja ende nuk ka vendosur nëse do t’i largojë masat ndëshkuese që ia ka vendosur Kosovës për shkak të situatës në Veri
Bashkimi Evropian ende nuk ka marrë një vendim nëse do t’i largojë masat ndëshkuese që ia ka vendosur Kosovës për shkak të situatës që ishte krijuar në veri të vendit, edhe pse Qeveria ndërmori hapa për shtendosje të situatës. Nga BE-ja kanë thënë se presin që Kosova të ndërmarrë hapa …
Më shumë...Pjesëtarë të BKDSH-së protestuan në Prishtinë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Kosovën Lindore
Pjesëtarë të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, kanë protestuar sot në Prishtinë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Kosovës Lindore. Protestuesit kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Ata me vete kanë afishuar pankarta, ku kërkohet të ndalet pasivizimi i adresave të shqiptarëve …
Më shumë...Autoritetet në Rusi kanë njoftuar Ukrainën, Turqinë dhe OKB-në se janë kundër zgjatjes së marrëveshjes së drithërave
Autoritetet në Rusi kanë njoftuar Ukrainën, Turqinë dhe OKB-në, se janë kundër zgjatjes së marrëveshjes së drithërave. Marrëveshja kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit ukrainas, një produkt thelbësor për ushqimin në disa nga rajonet më të varfra të botës. Megjithatë, me përfundimin e saj ditën e sotme, Rusia sinjalizoi …
Më shumë...Rrustem Mustafa, sot në dëshminë e tij përpara trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, foli për rolin dhe pozitën e Jakup Krasniqit
Komandanti i Zonës Operative të Llapit, gjatë luftës së UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka vazhduar dëshminë e tij përpara trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë. Ai edhe sot në ditën e pestë të paraqitjen së dëshmive po merret në pyetje nga avokatët e krerëve të UÇK-së. I Pyetur për Jakup …
Më shumë...Vlora Çitaku: Mosdurimi dhe qasja idhnake e Albin Kurtit karshi kryeministrit shqiptar Edi Rama, po e dëmton Kosovën
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur fëmijërore dhe të papërgjegjshme sjelljen e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në takimin joformal në Tiranë, për shkak të pjesëmarrjes së tij në një konferencë në Greqi. Çitaku ka thënë se si qenka më …
Më shumë...Besnik Bislimit i refuzohet pjesëmarrja në Samitin e Tiranës për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm
Takimi i mbajtur ditën e sotme në Tiranë për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duket do të mbahet pa praninë e Kosovës në tryezë. Kjo pasi kryeministri Albin Kurti ka vendosur që të marrë pjesë ditën e sotme në një sumpozium që po zhvillohet në Greqi. Megjithatë Kurti konfimroi …
Më shumë...LDK dhe AAK thonë se Qeveria e dështuar Kurti është duke mashtruar me shifra rritjes ekonomike dhe investimeve
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i konsiderojnë si të pa vërteta deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale. Sipas tyre ai duke u munduar që ta paraqes vetën …
Më shumë...Miroslav Lajçak paralajmëron për takimin e ri në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel negociatorësh
Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për agjendën e tij gjatë kësaj jave. Ai ka përmendur edhe takimin në Bratislavë me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës – që përfundoi me marrëveshje Kosovë – Bashkim Evropian, ku Kosova u pajtua për masa të de-përshkallëzimit të …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Bashkatdhetarët po i bashkohen AAK-së sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që ai e drejton po përkrahet nga diaspora. Ai ka thënë se shumë bashkatdhetarë po i bashkohen AAK-së, pasi ata po e shohin si alternativën më serioze politike. Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me …
Më shumë...OVL-UÇK: Do ta bllokojnë çdo seancë që thirret nga Kryesia e Kuvendit, derisa të merrën parasysh kërkesat tona
Përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së, ia kanë bërë me dije presidentes Vjosa Osmani, që të mos e dekretojë projektligjin për pagën minimale pa përfshirjen edhe të kësaj kategorie. Nga kjo organizatë thonë se do ta bllokojnë çdo seancë që thirret nga kryesia, derisa të merren parasysh kërkesat e …
Më shumë...Albin Kurti nuk do të jetë pjesë e takimit informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot në Tiranë
Kryeministri Edi Rama sot është mikpritës i një takimi informal, të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerit për zgjerim Oliver Varheily. Synohet koordinimi dhe dalja me kërkesa të përbashkëta për Samitin Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tetor në Tiranë. Ky takim u paralajmërua prej kryeministrit Rama gjatë …
Më shumë...Sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama do të takojë liderë të rajonit si dhe komisionerin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhely
Sot në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të presë liderë të Rajonit si dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyin. Takimi mbahet në kuadër të përgatitjeve të Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Mësohet se …
Më shumë...Në Vilnius të Lituanisë, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë iu ka dhënë përkrahje e plotë për shtendosjen e situatës në veri
Drejtori ekzekutiv i Këshillit Joqeveritar për Politika Strategjike me seli në Beograd, Nikolla Lluniq, ka deklaruar se në Samitin e NATO-s që u mbajt më 11 dhe 12 korrik në Vilnius të Lituanisë, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i është dhënë përkrahje e plotë dhe janë ftuar të dyja palët …
Më shumë...Rrahman Jasharaj: Hekuran Murati është munduar t’i shkatërrojë sindikatat tani do të përgjigjet para drejtësisë
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes një reagimi publik drejtuar ministrit të Financave ka thënë se Hekuran Murati, tha se ai ishte munduar që t’i shkatërronte sindikatat. Turpi ju mbuloftë. Unë erdha në SBASHK për të udhëhequr me këtë sindikatë që mbrojti arsimin shqip në vitet e historisë sonë nga furtunat …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
