Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të përsërisin thirrjet për shtensionim të situatës në veri. SHBA sërish i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e dialogut. Në një konferencë për media zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka përsëritur se “Shtetet e Bashkuara i …
Më shumë...Lajmet
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, replikon ashpër me gjyqtarët e Gjykatës Speciale, kundërshton pyetjet tendecioze
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka shkëmbyer replika të ashpra me gjyqtarët e Gjykatës Speciale. Ai pati disa kundërshtime me pyetjet që gjyqtarët ia kishin drejtuar Rrustem Mustafës. Nga juridiksioni që vi unë, është detyrë e avokatit të kundërshtojë pyetjet tendencioze nga të gjitha palët, pavarësisht nga cila anë, …
Më shumë...Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se ministri, Xhelal Sveçla, ka qenë dezertor i luftës, ndërsa Albin Kurti nuk është veteran
Deputeti i PDK-së dhe ish eprori i lartë i UÇK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se ministri, Xhelal Sveçla ka qenë dezertor i luftës. Duke folur në një studio televizive, ai ka konfirmuar se emri i tij nuk figuron në listën e luftëtarëve të lirisë. Sveçla është dezertor i luftës. Në …
Më shumë...Ukraina i ka propozuar Turqisë dhe OKB-së që korridori i drithit të vazhdojë të funksionojë pa Rusinë, e cila u tërhoq nga marrëveshja
Ukraina i ka propozuar Turqisë dhe OKB-së që korridori i drithit të vazhdojë të funksionojë pa Rusinë, e cila u tërhoq nga marrëveshja të hënën. Kryetari, Zelensky theksoi se Ukraina nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Rusinë, dhe se një marrëveshje për eksportin e grurit është nënshkruar me Turqinë dhe …
Më shumë...Behgjet Pacolli: Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë, e gëzon shumë Serbinë
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë, e ‘gëzon shumë Serbinë’. “Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marrë parasysh faji i kujt është, që tani kryesohet nga Shqipëria është lajmi më i …
Më shumë...Mirosllav Lajçak: Me Albin Kurtin diskutuam për situatën në veri si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut
Gjatë ditës së djeshme në Greqi është zhvilluar një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. E pas takimit me Kurtin, Lajçak përmes një postimi ka bërë të ditur edhe temën e diskutimit. “Në Simpoziumin e Symit të këtij viti …
Më shumë...Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në vendin tonë, kanë reaguar pasi Kosova ka blerë dronin Bajraktar TB-2 nga Turqia
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në vendin tonë kanë reaguar pasi Kosova ka blerë dronin Bajraktar TB-2 nga Turqia. Përmes një komunikate, KFOR-i ka deklaruar se kjo forcë ushtarake e NATO-s është e vetmja fuqi që e ka autoritetin kryesor në hapësirën ajrore dhe tokësore mbi Kosovë. Lidhur me përdorimin e …
Më shumë...Edi Rama: Po punohet për hartimin e një plani të ri ekonomik dhe financiar në mbështetje të Ballkanit Perëndimor
Në përfundim të takimit informal me liderët e rajonit në Tiranë, me përjashtim të Albin Kurtit, kryeministri Edi Rama tha se po punohet për hartimin e një plani të ri ekonomik dhe financiar në mbështetje të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se për shkak të krizës ekonomike, luftës, pandemisë, hendeku mes …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Mospjesëmarrja e Kurtit në takimin e Tiranës për Procesin e Berlinit është dezertim i politikës së jashtme të Kosovës
Vendimin e kryeministrit, Albin Kurtit për mospjesëmarrje në takimin e kryeministrit Edi Rama me liderët e Rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Tiranë e ka kundërshtuar ashpër ish-ministri i Jashtëm, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj. Ai ka shkruar me këtë rast se ky …
Më shumë...Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku njoftoi se veteranët kanë kërkuar një takim me kryetaren Vjosa Osmani
Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se veteranët kanë kërkuar një takim me kryetaren Vjosa Osmani, me qëllim për të për të biseduar me të, lidhur me anashkalimin e veteranëve nga Ligji për pagën minimale. Kërkesën për një bisedë e kemi dorëzuar në Presidencë, me qëllim që ajo të …
Më shumë...Mërgim Lushtaku: Turqia ka njoftuar Qeverinë e Kosovës se blerja e dronëve u bë vetëm fal respektit ndaj Hashim Thaçit
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia, që u prezantuan dje nga kryeministri Albin Kurti. Por, meritat për pajisjen me këta dronë, Lushtaku ia ka lënë ish-kryetarit Hashim Thaçi. Sipas tij, “Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se …
Më shumë...Pas ekspozimit të dronëve, Bayraktar nga Albin Kurti reagon KFOR-i, ne e kemi autoritetin parësor për hapësirën ajrore të Kosovës
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është deklaruar për përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve, përfshirë Bayraktar TB-2, për çka ka thënë se ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi vendin tonë. Këtë deklarim KFOR-i e bëri përmes një komunikate për media një ditë pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer
Në kuadër të vizitës në Gjermani, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me bashkatdhetarët në qytetin e Reutlingenit. Ai ka biseduar me ta për zhvillimet aktuale në të cilat po kalon vendi ynë. “Nga bashkatdhetarët mora interesim për rolin e Aleancës në opozitëbërje, dhe për vizionin tonë për …
Më shumë...Fatmir Humolli: Populli është i përçarë dhe për këtë fajtor është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti
Fatmir Humolli, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale ka thënë se populli është i përçarë dhe për këtë fajtor sipas tij është Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti. Ai ka deklaruar se votimi i këtij projektligji pas publikimit …
Më shumë...Gabriel Escobar, raporton sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë për tensionet Kosovë – Serbi
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të raportojë sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë. Në raportimin përmes të cilit z. Escobar pritet të dalë para Komisionit, riktheksohet përkushtimi amerikan për integrimin e vazhdueshëm të rajonit në strukturat euroatlantike dhe fokusimin …
Më shumë...Sot në Tiranë ka përfunduar takimi i mbajtur nga kryeministri, Edi Rama dhe i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Sot në Tiranë, ka përfunduar takimi i mbajtur nga kryeministri Shqipërisë, Edi Rama dhe i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Liderët e rajonit me përjashtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një konference në Kretë të Greqisë, patën një drekë informale në Vilën 30 në …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
