Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, në bisedë “informative” te Dejona Mihalisi, koordinatore e Komitetit të Vetëvendosjes

Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, në bisedë “informative” te Dejona Mihalisi, koordinatore e Komitetit të Vetëvendosjes

Shefi i AKI-së Petrit Ajeti është parë me Dejona Mihalisin, koordinatoren e Komitetit të Vetëvendosjes, edhe pse ajo zyrtarisht nuk është pjesë e Qeverisë-Kurti. Mihali dhe Ajeti u panë në Gërmi. Paparaci publikoi fotografi dhe video ku përveç Ajetit e Mihalit, shihen edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe këshilltari i tij, Durim Abdullahu.  Më herët raportohej se Mihalit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë së bashku me dy anëtarët e tjerë nga Shqipëria, Boiken Abazin e Arbër Zaimin. Një ndalim i tyre për të hyrë në Kosovë në vitin 2016 raportohej se ishte bërë me rekomandimin e strukturave të atëhershme të AKI-së. Mihali është në qendër të debateve ndërpartiake, veçmas nga deputeti Haki Abazi i cili para pak kohësh e denonconte se  ua shkruan edhe fjalimet deputetëve të partisë në pushtet. Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e votimit, pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme në Vetëvendosje por është zonja  e cila kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjen që bëhet aty, ka thënë deputeti, Haki Abazi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …