Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kosova duhet ta ndjek kursin euroatlantik në përmbushjen e obligimeve duke zbatuar Planin Franko-Gjerman

Kosova ka dëshmuar gjithnjë qasje properëndimore dhe konstruktive, ajo  vazhdimësi ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike dhe gjithnjë konstruktive në qasjen e saj për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë, ka shkruar në një postim të tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Serbia nga ana tjetër në vazhdimësi ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje midis dy vendeve duke synuar ta rikthejë kohën e konflktit. Nuk ka asnjë dyshim se këtë kurs po e ndjek edhe sot. Kosova duhet të vazhdojë me perspektivën e sak euroatlantike. Kosova në një situatë të tillë, pa e pasur  nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë Planin Franko-Gjerman. Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por të vazhdojë perspektivën e saj që është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE”, shkroi Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …