Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se kërkesat e minatorëve janë minimaliste dhe të realizueshme

Duke folur për grevën e minatorëve të Trepçës dhe kërkesat e tyre, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se janë minimaliste dhe të realizueshme. Ai ka thënë për Ekonomia Online, tha se nuk e po kupton indiferencën e kryeministrit Albin Kurtit, që nuk po gjen pesë minuta të shkojë e të bisedojë me minatorët në lidhje me kërkesat e tyre. “Është një lloj harrese për grevën e minatorëve, është një grevë bukur e rëndë. Ata janë në horizont atje të mbyllur, gjendja e tyre shëndetësore po keqësohet. Nuk e po kuptoj këtë indiferencën e Kurtit. Nuk i gjen pesë minuta atje të ulet e të bisedoj me ta, me pa se çka i kanë kërkesat. Nuk besoj që ata kanë kërkesa maksimaliste, më sa kam parë unë kërkesat e tyre janë minimaliste janë të realizueshme. Duhet me bërë këtë se është edhe respekt, minatorët nuk janë veç minatorë, ju e dini janë heronjtë tanë. Luanët e nëntokës, është interes i të gjithëve Trepça. Pra Kurti nuk duhet që të sillet me indiferencë”, ka vlerësuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …