Nënkryetari i LDK-së, Kujtim shala, ka thënë se marrëveshja e Kosovës me Serbinë, për targat në Bruksel, ka sjellë dy probleme kryesore. Njëra prej tyre është se është diskutuar për mandatin e KFOR-it dhe e dyta është se janë njohur për herë të parë për targat ilegale që i lëshojnë …
Më shumë...Lajmet
KQZ-ja kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, me 41 mijë e 12 votues të rinj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2021, ndërsa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është 41 mijë e 12 votues. KQZ-ja …
Më shumë...Shefi i BE-së, Josep Borrell, po qëndron në SHBA për bisedime me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken
Shefi i BE-së, Josep Borrell, po qëndron në Amerikë ku është takuar me Sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken, në Uashington. Në mesin e temave të diskutuara mes tyre ishte edhe çështja e Kosovës dhe e Serbisë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë pas aksionit policor në veri. …
Më shumë...Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake në Kosovë në rast të “rrezikimit” të serbëve
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake në Kosovë në rast të rrezikimit të jetës së serbëve. Këtë deklaratë, Bërnabiqi e bëri gjatë një paraqitjeje televizive në Radiotelevizionin e Vojvodinës. E pyetur që t’i komentojë zërat që thonë se Beogradi nuk po bën krejt çka është e …
Më shumë...Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka dënuar aksionin e policisë në veri të Kosovës
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i ka dënuar sikur shkruan ajo veprimet e autoriteteve të Kosovës në lidhje me aksionin e policisë në veri të vendit. Sipas saj Kosova me këto aksione ka për qëllim “të rrisë serbofobinë” dhe ishte për efekt të zgjedhjeve lokale të …
Më shumë...Sipas sondazheve, Uran Ismaili i PDK-së pret të shkojë në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, Arben Vitia
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka zbuluar për herë të parë se sondazhet kredibile dhe me renome në Prishtinë e poziciojnë atë si kandidatin e dytë për zgjedhjet e së dielës. Ismaili ka thënë se nuk ka dashur me qëllim t’i publikoj këto rezultate të cilat i ka …
Më shumë...Fuqizimi i bizneseve prioritet i OAK-së dhe ATK-së
Oda e Afarizmit të Kosovës priti në takim z. Ilir Murtezaj – Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, dhe z.Nijazi Asllani – Zv. Drejtor i Përgjithshëm për Operacione në ATK. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth krijimit të lehtësirave të të bërit biznes, rëndësisë së luftimit dhe …
Më shumë...Çmimet e larta të gazit në Evropë kanë bërë që shumë ndërmarrje të përdorin thëngjill për të prodhuar energji elektrike
Rritja e çmimeve të gazit në Evropë po inkurajon shumë ndërmarrje të kalojnë në qymyr për të prodhuar energji elektrike. Megjithëse çmimet e qymyrit janë rritur gjithashtu muajt e fundit, ato kanë “mbetur prapa” çmimeve të gazit, duke bërë që kostot margjinale afatshkurtra të ndryshojnë në favor të përdorimit të …
Më shumë...Ish-deputetja, Besa Ismaili, i ka dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për asamble në Malishevë, Alban Mazreku
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, i ka dhënë mbështetje kandidatit të kësaj partie për asamble në Malishevë, Alban Mazreku. Ajo ka bërë me dije se nëse ka një Alban që Malisheva duhet ta votoj ai është Alban Mazreku, i cili në listën e PDK-së mban numrin 20. Ajo ka përmendur …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Aleancës po i kthehen aktivistët e vjetër e themeluesit e saj, që për një kohë nuk ishin në aktivitet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mirëpritur rikthimin e kryetarit të parë të degës së AAK-së në Kastriot, Salih Grajqevci. Ai ka thënë se AAK-së iu kanë bashkuar shumë profesionistë të zotë, të rinj e të reja, sepse besojnë në qeverisjen e mirë të saj …
Më shumë...Gëzim Mehmeti: Do të vazhdoj të punoj me transparencë dhe në kthimin e besimit në institucione
Kandidati për komunën e Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, ka deklaruar se rritja e buxhetit për bujqësi, shndërrimi i kryeqytetit në “smart city” e monitorimi, janë disa nga zotimet, që i kemi marrë. Ai tha se do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe në kthimin e besimit në …
Më shumë...Sot nuk u shënua një rast i vdekjes nga virusi korona, janë shënuar 31 raste të reja, ndërsa janë shëruar 150 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2 mijë e 332 testime, sa janë kryer në nivel vendi, 31 pacientë kanë rezultuar pozitiv me virusin corona. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arsyetuar aksionin e 13 tetorit të Policisë kundër kontrabandës së mallrave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arsyetuar aksionin e 13 tetorit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, duke thënë se për stabilitetin e institucioneve dhe sundimit të ligjit “nuk mund të ketë stabilitet të krimit”. “Ne luftojmë me grupet kriminale që janë multietnike, siç janë edhe …
Më shumë...Zëvendësministri Syla dhe gjeneral Cikaqi pritën në takim ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, pritën në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie Christine Butel. Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për së afërmi me atasheun e ri francez të mbrojtjes, kolonel Nicolas Coussiere. Fillimisht, zëvendësministri Syla, i uroi postin e …
Më shumë...Në Universitetin “Isa Boletini”, në Mitrovicë, u mbajt Konferenca Multidisiplinare për Gjeo-shkenca IMGC2021
Sot në Universitetin “Isa Boletini”, në Mitrovicë. është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkenca IMGC2021. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Gani Maliqi, Sabri Avdullahu Kryesuesi i konferencës, Naser Peci, Dekan i Fakultetit të Gjeoshkencave, Alush Musaj, Rektor i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, dhe …
Më shumë...Edhe sot në Gjykatën Speciale, po vazhdon marrja në pyetje e dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit
Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon marrja në pyetje dhe dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit në rastin e pretenduar penal të eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Dëshmitari i katërt i Prokurorisë, pa identitet publik, ka filluar të merret në pyetje …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
