Dialogu Kosovë-Serbi

Dialogu Kosovë-Serbi, gjatë vitit të kaluar nuk solli kurrfarë rezultatesh konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, gjatë vitit të kaluar  nuk solli  kurrfarë rezultatesh  konkrete. Me dy takime të nivelit të lartë në Bruksel, marrëveshja ndërmjet dy shteteve mbetet ashtu si më parë, vetëm duke u zvarritur. Qëndrimet krejt të kundërta për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe thelluan edhe më shumë polarizimet për një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët.  Madje në shtator, tensionet u rritën mes dy vendeve kur Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve, zgjidhja e së cilës më pastaj u bë edhe marrëveshja e vetme me Serbinë për vendosjen e “stikersave” në targat e automjeteve të të dy vendeve. E ardhmja e dialogut mbetet e paqartë, pasi në prill të këtij vitit mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

FSK dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin në kërkim-shpëtim

Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë e Republikës së Turqisë, Forca e Sigurisë së Kosovës …