Isuf Ismaili: Radio Kosova e Lirë, radio e nderit dhe lavdisë shqiptare

Isuf Ismaili: Radio Kosova e Lirë, është zë i ëmbël i Atdheut 

Në histori ka ngjarje të përshkruara me forcën e madhe të jehonës që është përhapur në rrethanat e caktuara, atëherë kur edhe është tepër e nevojshme të dalë në sipërfaqe  një gjë si e shenjtë për të dhënë kështu ndihmesën me përkushtimin e madh për njerëzimin. Në këtë kuptim, pa hezitim e pa e tepruar fare, themi se jehona e zërit të Radios Kosova e Lirë ka qenë, është e do të jetë, zëri i njëmendtë i përkushtimit të luftës për çlirim, liri e bashkim kombëtar, prandaj them se është edhe zëri i shenjtë i shqiptarësisë sonë, i heronjve e dëshmorëve, i luftëtarëve trima e i atdhedashësve të vërtetë, UÇK – së heroike e madhështisë mbarëkombëtare.

Radio Kosova e Lirë, është burim i ndërgjegjes shqiptare, i njerëzve që përkushtimin njerëzor e atdhetar e kanë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepër e cila rrezaton e shkëlqen në tabanin e historisë sonë. Këtij përkushtimi i priu, së pari, Profesori i nderuar Ahmet Qeriqi, pastaj Nezir Myrtaj, Nysret Pllana, Martin Çuni e shumë të tjerë qenë krahët e profesor Ahmetit.

Në errësirën informative, në flakët e luftës për lirinë e çlirimin e Kosovës martire, Radio Kosova e Lirë, kumboi dhe përhapi kushtrimin e UÇK – së, si dhe shpresën e çlirimit nga kthetrat barbare të Serbisë pushtuese.  Ajo u bë zëdhënëse e UÇK – së, u bë flamur i ngadhënjimit në zemrat e atdhedashësve shqiptarë.

Gazetarët e saj i rrahën rrugët e shumta e u gjenden në frontet e në zhvillimet, ku bëhej lufta e ndodhnin ngjarjet e shumta  gjatë asaj kohe. Ata mblodhën materiale të shumta, të cilat në Radion Kosova e Lirë lexoheshin. Për, botën përgjithësisht,  për institucionet e shtëpitë informative kombëtare e ndërkombëtare, ato qenë lajmet më autentike.

Radio Kosova e Lirë, qe që atëherë e është edhe sot e kësaj dite zëri që thërret për lirinë e njëmendtë, për çlirimin e të gjitha viseve shqiptare e për bashkimin e tërësisë territoriale të trevave e viseve shqiptare, është zëri i harmonisë njerëzore e i përkushtimeve për përparimin e dashamirësinë e popujve që luftojnë e përpiqen për lirinë e çlirimin nga kthetrat e pushtimeve e prangave që pengojnë njerëzimin drejt ngadhënjimit të botës humanitare.

Në emisionet e në programin e saj përhapet kultura e edukimi i shëndoshë shqiptar.

Në këtë përvjetor, i uroj të gjithë gazetarëve e teknikëve  të RKL – së, të kenë shëndet të plotë, të kenë punë e veprimtari të mbarë e suksese të mëdha e të njëpasnjëshme!

Nderime pa kufi për profesor Ahmet Qeriqin dhe të gjithë punonjësit e Radios Kosova e Lirë!

4 janar 2022

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …