Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kërkuar nga Serbia ta pranojë gjenocidin, e të kërkojë falje, nëse do paqe dhe stabilitet në rajon. Haradinaj ka shkruar se Deklarata e ambasadorëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, e rikonfirmon edhe njëherë …
Më shumë...Lajmet
Sot në Zvicër me një tubim shënohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë
Sot në Zvicër shënohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë. Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mban tubim kushtuar viktimave të gjenocidit. Ky aktivitet zhvillohet në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut të kryer nga forcat serbe dhe në njëvjetorin e miratimit të rezolutës nga …
Më shumë...Memli Krasniqi: Zhbërja e MKRS-së jo vetëm që është e pamenduar mirë, por ka edhe qëllim të keq
Mendësia shkatërruese që i ka dalluar në opozitë për vite të tëra, duket se do të jetë mënyra e veprimit të tyre edhe në qeveri. Kështu e ka komentuar Memli Krasniqi shuarjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila parashihet në planet e Vetëvendosjes dhe LDK-së, dy partive …
Më shumë...Me aktivitete tematike e përkujtimore përkujtohet 21-vjetori i Masakrës së Reçakut
Në shënim dhe përkujtim të 21-vjetorit të Masakrës së Reçakut, nesër nga ora 9:00 deri në orën 10:30 do të organizohen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, pastaj nga ora 11:00 deri në orën 11:45 do të mbahet Akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime, ku do të marrin …
Më shumë...Edi Rama përgëzoi rikthimin në tryezën e dialogut të opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore
Kryeministri, Edi Rama, përgëzoi sot rikthimin e arsyeshëm në tryezën e dialogut të opozitës jashtëparlamentare për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore. “Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e …
Më shumë...Agim Veliu: Oferta e Vetëvendosjes nuk ka diçka të re, as serioze, për një marrëveshje përfundimtare
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur për ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar partisë së tij LDK-së. Ai ka thënë për mediet se në këtë ofertë nuk ka diçka të re, as serioze që do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përfundimtare. “Unë …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Si Vuçiqi ashtu dhe piuni sovjetik, Daçiqi, po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës. Ai përmes një reagimi, ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë mos-njohjet e Kosovës. “Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit …
Më shumë...Ursula von der Leyen: Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor. Ajo njoftoi se Komisioni Evropian do të dalë me një metodologji të re të zgjerimit brenda dy javësh.Von der Leyen tha se nëse samiti BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb …
Më shumë...Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se çështja e kryekuvendarit është e mbyllur dhe se opsioni i vetëm nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ajo ka pranuar ofertën e re për LDK-në, po që nuk ka dashur ta komentojë, por thotë se …
Më shumë...Haziri: “Flaka 2020” i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, kolosit të kombit Abdullah Tahiri, në 21 vjetorin e rënies
Në Gjilan ka filluar tashmë “Flaka e Janarit”, një manifestim ky kulturor, përmes të cilit kujtohen e nderohen heronjtë e kombit, që nga periudha e Skënderbeut e deri ta lufta e UÇK-së. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se “Flaka 2020” i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, kolosit të kombit …
Më shumë...Promovohen dy librat e ish të burgosurit politik, Gani Sylaj “Shenja e përkatësisë” dhe “Burg pas burgu”
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë sot janë promovuar dy librat e ish të burgosurit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Gani Sylaj, “Shenja e përkatësisë” dhe “Burg pas burgu”. Jakup Krasniqi shok dhe bashkëveprimtar i ilegales së Gani Sylës, para të pranishmëve në mënyrë kronologjike paraqiti historikun e kombit …
Më shumë...Besian Mustafa: LDK do të shqyrtojë ofertën e fundit nga Vetëvendosje, por pak të reja ka nga propozimi i mëparshëm
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë një propozim të ri nga Lëvizja Vetëvendosje për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Por propozimi i ri sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, ka pak të reja nga propozimi i mëparshëm i Vetëvendosjes. Ai ka thënë se ky propozim të vlerësohet. “Dje nga Lëvizja …
Më shumë...Duda Balje, edhe zyrtarisht ka regjistruar subjektin më të ri politik në Kosovë, Unionin Socidaldemokrat
Deputetja boshnjake, Duda Balje, edhe zyrtarisht ka regjistruar subjektin më të ri politik në Kosovë. Bëhet fjalë për Unionin Socidaldemokrat. Ky subjekt është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetare e së cilës do të jetë Duda Balje. “Ju informojmë për fillimin e funksionit të subjektit politik të sapo regjistruar …
Më shumë...Një delegacion i MPJ-së është pritur në një takim në selinë e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga Gjenerali Ben Correl
Gjatë ditës së dytë të vizitës në Iowa, Zv.Drejtori i Përgjithshëm, Astrit Zemaj dhe Zyrtari për politika të sigurisë Bujar Maxhuni, janë pritur në takim pune në selinë e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga Komandanti i Pergjithëshem, Gjenerali Ben Correl, si dhe autoritetet e larta drejtuese të Gardës Kombëtare. Në …
Më shumë...Punimet për zgjerimin e rrugës në Veternik po shkaktojnë kolona të gjata të veturave në kryeqytet
Punimet për zgjerimin e rrugës që kanë filluar në muajin korrik të vitit të kaluar të ura në Veterrnik në Prishtinë, po shkaktojnë kolona të gjata në kryeqytet. Edhe pse ishte premtuar nga Ministria e Infrastrukturës që në muajin dhjetor këto punime do të përfundojnë, ky projekt ende nuk është …
Më shumë...Vetëvendoje dhe LDK në pritje të njëra tjetrës por pa alternativa konkrete për të arritur marrëveshje koalicioni
Kanë kaluar tre muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërkohë janë zhvilluar tetë takime në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pa asnjë rezultat. Takimet mes tyre përfunduan pa rezultate rreth formimit të një qeverie të re. LDK hodhi …
Më shumë...