Fundi i kësaj jave ishte edhe koha e fundit për arritjen e koalicionit qeverisës mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit. Të paktën kështu kishte deklaruar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ky i fundit të martën ka thënë se mbeten të përkushtuar …
Më shumë...Lajmet
Disa qytetarë janë organizuar sot vullnetarisht dhe kanë pastruar Liqenin e Badovcit nga i cili furnizohet më ujë Prishtina
Një numër qytetarësh iu bashkuan grupit për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, ku në mënyrë vullnetare zhvilluan aksionin për pastrimin e liqenit. Përveç pastrimit, qëllim i këtij aksioni ishte edhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe mos hedhjen e mbeturinave rreth liqenit të Badovcit, liqen ky …
Më shumë...PSD: Linja ajrore Prishtinë-Beograd dhe ajo hekurudhore e cenon subjektivitetin politik të Republikës së Kosovës
Partia Socialdemokrate duke përmendur linjën ajrore Prishtinë-Beograd, dhe atë hekurudhore që është diskutuar së fundmi, konsideron se çdo marrëveshje që nuk paraprihet nga ajo politike e njohjes reciproke cenon subjektivitetin politik të Republikës së Kosovës. Sipas kësaj partie, negociatat midis Lëvizjes Vetëvendosje e LDK-së po bëhen për hise të pushtetit …
Më shumë...Ndarja dhe shkrirja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit po konsiderohet si absurde dhe joserioze
Në të dy propozimet e fundit që Vetëvendosje dhe LDK i kanë bërë njëra-tjetrës për bashkëqeverisje, parashihet që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të mos jetë ministri e veçantë. Lëvizja Vetëvendosje në propozimin e saj parasheh që kjo ministri të ndahet, ku Kultura dhe Rinia i bashkohen Ministrisë së …
Më shumë...Blerta Deliu-Kodra: Kriteret e vendosura nga BE janë kryer me kohë, por ka obligime shtesë në raport me MSA
Ish-kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Blerta Deliu-Kodra, i thotë se kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian janë kryer me kohë, por që thotë se ka obligime shtesë në raport me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Mendim të njëjtë ndan edhe ish-sekretari i Ministrisë së Integrimit Evropian, Demush Shasha. Ky i …
Më shumë...IKShP: Kosova është e rrezikuar njësoj si nga shtetet e tjera nga virusi që tashmë ka prekur Evropën
Virusi i cili tashmë ka prekur Evropën, mund të përhapet edhe në Kosovë. Për shkak të gjendjes alarmante dhe numrit të madh të të prekurve, institucionet shëndetësore në vend janë bërë gati. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, thotë se Kosova është e rrezikuar njësoj si nga …
Më shumë...Albulena Haxhiu mohon të jenë takuar Albin Kurti e Isa Mustafa, por beson se ata do të takohen shpejt
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka mohuar së është zhvilluar takim mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa. Ajo ka thënë se këto dy parti shumë shpejt do të takohen, por aktualisht nuk ka ndonjë gjë të tillë. “Kurti dhe Mustafa nuk janë në takime. …
Më shumë...Pas tërmetit shkatërrues ku mbetën 29 persona të vdekur, Turqia po vazhdon të goditet nga pas tërmetet
Pas tërmetit shkatërrues që e ka goditur mbrëmjen e së premtës Turqinë, ky vend po vazhdon të goditet nga pas tërmetet. Tërmeti më i fuqishëm ishte në mbrëmjen e se dielës fuqia e të cilit ishte 5.1 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte katër kilometra nga Donagyol dhe 40 …
Më shumë...Grenell: Kosova dhe Serbia të përqendrohen në ekonomi, prosperitet si dhe normalizim të marrëdhënieve
I dërguari special i kryetarit amerikan Donal Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka ripërsëritur se një marrëveshje për të riaktivizuar shërbimin hekurudhor midis dy rivalëve të Ballkanit, Kosovës e Serbisë, është e rëndësishme për të dy kombet. Grenell, i cili është edhe ambasador amerikan në Berlin të …
Më shumë...Alon Ben-Meir: Serbia ta pranojë Kosovën e pavarur, si realitet që ata nuk mund ta ndryshojnë
Profesori i Universitetit të New York-ut, Alon Ben-Meir tha se Serbia duhet të pranojë faktin që Kosova është e pavarur, dhe gjithashtu, Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe. Meir një studiues në Qendrën për Çështje Globale në New York, i tha Zërit të Amerikës se Serbia duhet të arrijë …
Më shumë...Zeka: Me të dërguarin amerikan Grenell biseduam për nevojën tejkalimit të çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Duke folur për takimin me të dërguarin e posaçëm të kryetarit Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenel, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se në takim është biseduar për nevojën tejkalimit të çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zeka ka shtuar më …
Më shumë...Rafuna: Gjatë vitit 2019 kemi pasur rritje ekonomike prej 4 për qind
Nëpërmjet një konference për medie, ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna ka paraqitur të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2019. Ai tha se gjatë vitit që lam pas, rritja ekonomike e Kosovës ka qenë prej 4 përq ind ndërsa të hyrat buxhetore janë rritur për rreth 6.8 për …
Më shumë...Sonte pritet të zhvillohet takimi i radhës në mes të liderit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa
Sonte pritet të zhvillohet takimi i radhës në mes të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Takimi pritet të filloj në ora 18.00 dhe më pastaj të dilet me një qëndrim të përbashkët për rezultatet e këtij takimi. Njoftohet se ka përafrim …
Më shumë...Sipas organizatës INPO komuna e Prishtinës i ka lënë pa shpenzuar 30 milion euro
Organizata INPO ka bërë të ditur se komuna e Prishtinës i ka lënë pa shpenzuar 30 milion euro për investime kapitale. Nëpërmjet një komunikate për media, kjo organizatë e ka ripërsërit thirrjen publike ndaj kryetarit të komunës dhe Kuvendit Komunal që të bëjnë një analizë të hollësishme të arsyeve të …
Më shumë...Anthony Godfrey: Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është prioritet
Duke komentuar vizitën e Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i kryetarit Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se presidenti Tramp e ka bërë të qartë që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është prioritet. Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey është cituar nga mediet …
Më shumë...Zyrtarë të VV-së e LDK-së nuk i kanë komentuar njoftimet sipas të cilave mbrëmë ka pasur takim në mes të Kurtit e Mustafës
Zyrtarë të Vetëvendosjes e as të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i kanë komentuar njoftimet sipas të cilave mbrëmë ka pasur takim në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë. Njoftohet se gjatë këtij takimi, lideri i Vetëvendosjes ia ka bërë një …
Më shumë...