Kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim drejtuesit e Sindikatës së bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Në bashkëbisedë me kryeministrin Haradinaj përfaqësuesit e SBAShK-ut janë ndalur veçmas te çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta. Kryeministri, Ramush Haradinaj është …
Më shumë...Lajmet
Prijësit e Bashkësisë Islame të Prishtinës u pritën në takim nga kryeministri Haradinaj
Prijësit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, kryetari, Hetem Sopjani, kryeimami, Burhanudin Hashani dhe anëtarët Bahri Sejdiu, Idriz Xhigolli dhe Bahri Rexha u pritën në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj. Ata e uruan Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij Kryeministër i Qeverisë së vendit, duke u zotuar se do …
Më shumë...Veseli: Është e nevojshme të kemi më shumë patriotizëm ekonomik
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka porositur qytetarët që të konsumojnë produkte vendore. Ai ka shkruar se prodhuesit vendor do të kenë përkrahje shtetërore por është e nevojshme që edhe qytetarët të blejnë prodhime vendore. Kemi nevojë për më shumë patriotizëm ekonomik, sepse interesat ekonomike të vendit mund t’i mbrojmë …
Më shumë...Jakup Krasniqi, ka ftuar krerët e partive politike që të ndahen njëherë e mirë nga çdo formë e dhunës, kërcënimit, shantazhit…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka ftuar krerët e partive politike që të ndahen njëherë e mirë nga çdo formë e dhunës, kërcënimit, shantazhit, fyerjeve dhe nga çdo formë e kërcënimit apo e denigrimit të bashkëkombëseve. Ai ka shkruar se “NISMA kërkon nga politikanët e …
Më shumë...Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit
Qeveria në vendin tonë ka miratuar projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, me të cilin synohet që të kufizohen dhe ndalohen veprimet dhe interesat private të zyrtarëve institucionalë gjatë ushtrimit të detyrës në një funksion publik. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka …
Më shumë...OVL e UÇK-së në Pejë, reagoi kundër deklaratës së LDK-së, se gjoja AAK dhe PDK po iu bëjnë presion veteranëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, ka reaguar ndaj deklaratës së LDK-së, e cila sot ka thënë AAK dhe PDK po bëjnë presion veteranëve të luftës. Veteranët kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së LDK-së në Pejë dhe konsiderojnë se me këtë po tentohet të manipulohen faktet dhe …
Më shumë...Bulliqi: Janë gjetur të dhëna që tregojnë se ka pasur parregullsi me Demarkacionin
Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka thënë se Komisoni ka nisur punën dhe do të bëjë një analizë të raportit të Komisionit paraprak dhe theksoi se janë gjetur të dhëna që tregojnë se ka pasur parregullsi me Demarkacionin. Janë një sërë parregullsish dhe …
Më shumë...Amerika, BE-ja dhe Rusia mund të përfshihen në procesin përfundimtar të dialogut Kosovë-Serbi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e shqyrtojnë mundësinë për një përkrahje më të fuqishme në procesin e dialogut që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë. në Bruksel, ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë pas kërkesës që kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë Uashingtonit zyrtar lidhur …
Më shumë...Në orët e hershme të mëngjesit kanë filluar reshjet e para të borës
Sot gjatë orëve të hershme të mëngjesit kanë filluar reshjet e borës anekënd vendit. Kjo ka bërë që të ketë edhe rënie të dukshme të temperaturave. Prani më e madhe e borës vërehet në zonat malore ku ka rënë edhe me një intensitet më të madh ndërsa nëpër zonat tjera …
Më shumë...BE: Liberalizimi i vizave pas luftimit të korrupsionit dhe demarkacionit
Ministrja për Integrim, Dhurata Hoxha është takuar me një delegacion të Bashkimit Evropian. Në takimin e zhvilluar përveç tjerash është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Me këtë rast, ata kanë thënë se Brukseli kërkon që fillimisht të luftohet korrupsioni dhe të përfundoj demarkacioni me Malin e Zi …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim presidentin e NDI-së, Kennett Wollack
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim presidentin e NDI-së, Kennet Wollak, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë, i shoqëruar edhe nga drejtori i NDI për Evropën Qendrore, Robert Benxhamin dhe drejtori i NDI-së për Kosovën, Aleksander Cavarria. Kryeministri Haradinaj e informoi presidentin e …
Më shumë...Ministri i Financave, Bedri Hamza, thotë se rritja e pagave për shërbyesit civilë do të bëhet në baza të produktivitetit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të qartë që rritja e pagave për shërbyesit civil do të bëhet në baza të produktivitetit. Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që kishte me udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane, ku u tha se buxheti i Kosovës …
Më shumë...IDK-ja ka mbajtur tryezën e diskutimit me temë: “Roli i Kuvendit në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”
Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur tryezën e diskutimit me temë: “Roli i Kuvendit në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”. Në diskutim kanë marrë pjesë shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Akademisë. Në këtë tryezë është përmendur inicimi i kryetarit, Hashim Thaçi për Ekipin …
Më shumë...Shpend Ahmeti: Më në fund pas 9 viteve, qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka mirëpritur lajmin që pas 9 viteve Qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën. Ahmeti përmes facebook-ut ka njoftuar edhe katër pikat kryesore të Ligjit për Prishtinën. “Më në fund pas 9 viteve, qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën. Do …
Më shumë...Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha: Do t’i realizojmë detyrat në afatet më të shpejta të mundshme
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar anëtarët e Grupit Punues për Regjionin e Ballkanit Perëndimor, brenda Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në Bruksel. Sipas komunikatës për media nga Ministria e Integrimeve Evropiane, temë e takimit ishte shkëmbimi i qëndrimeve me përfaqësuesit e shteteve anëtare të COËEB, me ç’rast, Hoxha, ka …
Më shumë...Ambasadori amerikan Greg Delawie: ShBA do të vazhdojë të mbështesë arsimin në Kosovë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i USAID në Kosovë, James Hope dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës Amerikane, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në arsim dhe planet për …
Më shumë...