Lajmet

Limaj përshëndet disa deputetë të koalicionit qeveritar, të cilët janë kundër marrëveshjeve

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, përshëndet disa  deputetë të koalicionit qeveritar, të cilët kanë dalë haptas kundër marrëveshjeve për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Shtimi i zërave nga deputetët e koalicionit qeveritar kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe …

Më shumë...

Pacolli: Pozita dhe opozita janë makiavelistë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka fajësuar pozitën dhe opozitën në vend, të cilat sipas tij, kanë qëllime të njëjta por mjete të ndryshme. Në një shkrim të afishuar në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se përçarja e brendhsme në vendin tonë po vjen …

Më shumë...

Hill: Trajtimi i Kosovës nga Bashkimi Evropian nuk është konstruktiv

Ish ambasadori amerikan dhe ndërmjetësues në bisedimet paqësore në Rambouillet, ka deklaruar  për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe situatën politike dhe e sigurisë në Ballkan e konsideron të pazgjidhur edhe 20 vjet pas Marrëveshjes së Deytonit dhe marrëveshjeve  që pasuan më vonë. Rajoni i Ballkanit ka pësuar për faktin …

Më shumë...

Gjykata Themelore në Prishtinë, nga 30 ditë paraburgim për 17 protestuesit e opozitës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur nga 30 ditë paraburgim për shtatëmbëdhjetë protestuesit e opozitës. Këtë masë ndëshkimore e kishte kërkuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Këta protestues u arrestuan nga Policia e Kosovës, në protestën e 18 nëntorit. Protesta kishte nisur pas arrestimit të shefes së deputetëve të AAK-së, Donika …

Më shumë...

54 milionë euro për Forcat e Armatosura të Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së FSK-së, Shkëlzen Syla ka raportuar pranë Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së. Ai ka bërë të ditur se buxheti i përgjithshëm i FSK-së për vitin e ardhshëm do të jetë 49 milionë euro. Sipas tij,  nëse miratohen projektligjet për formimin …

Më shumë...

Albulena: Normaliteti s’do të kthehet pa hequr dorë Mustafa e Thaçi nga besnikëria ndaj Serbisë

Deputetja e Vetëvendosjes,  Albulena Haxhiu në një postim të saj ka thënë se opozita nuk do të tërhiqet dhe se normaliteti nuk do të kthehet, pa hequr dorë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, nga besnikëria ndaj Serbisë. Ajo thotë se “Zajednica” tashmë ka rënë, sepse “nuk mund të jetë valid …

Më shumë...

Reichel: 28 Nëntori të festohet në paqe e jo me protesta

I dërguari i kancelares gjermane, Angela Merkel për Ballkanin, Ernst Reichel ka komentuar veprimet e fundit të opozitës në Kosovë. Ai ka kërkuar që Dita e Flamurit me 28 Nëntor, të festohet në paqe dhe siguri. “Populli i Kosovës duhet të festojë Ditën e Flamurit në paqe dhe siguri. Opozita …

Më shumë...

Blloku opozitar i palëkundur: jo dialog me pozitën deri në anulimin e dy marrëveshjeve

Blloku opozitar është i palëkundur në qëndrimin se nuk do të ulet për dialog me pozitën deri në anulimin e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin dhe tjetrën për Demarkacionin. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se opozita është e bashkuar si kurrë më parë dhe e palëkundur në qëndrimin …

Më shumë...

Veteranët reagojnë ndaj vendimit të Qeverisë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që veteranët të mos mund të jenë shfrytëzues të dy pensioneve në të njëjtën kohë. Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë për “Epokën e re” ky vendim …

Më shumë...

Kryetari, Agim Bahtiri e dënon ashpër arrestimin e Hazir Feratit dhe të Betim Osmanit

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri e dënon ashpër arrestimin e Hazir Feratit dhe të Betim Osmanit, nga ana e policisë, për shkak se po punonin për të rindërtuar shtëpinë e këtij të parit në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, të cilën gjatë luftës ia kishin shkatërruar deri në themel ekstremistët …

Më shumë...

Eco Guerila: Tetova po bëhet e pajetueshme si pasojë e helmimit të ajrit

Helmimi i ajrit në Tetovë ka arritur nivele alarmante. Lëvizja ‘Eco Guerila’ u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë çdo dalje në mjedis të hapur pasi që niveli i helmimit të ajrit ka arritur përmasa tmerruese. Në një komunikatë për medie, kjo lëvizje ka sqaruar se niveli i lejuar …

Më shumë...

Policia e Kosovës toleron kriminelët serbë, arreston 2 shqiptarë në veri

Policia e Kosovës nuk ndërhyu fare për të liruar rrugën kur banditët serb bllokuan veturën e ministrit, Avdullah Hoti kur po udhëtonte drejt pikës kufitare në Jarinje. Por, e njëjta polici nuk kursehet aspak kur janë në pyetje shqiptarët. Hazir Ferati dhe Betim Osmani, janë arrestuar sot në Lagjen ‘Kroi …

Më shumë...

Ndërroi jetë prof. Muhamet Mehmeti

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 81-vjeçare ka ndërruar jetë Muhamet Ahmet Mehmeti. I ndjeri ishte profesor shumëvjeçar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, veprimtar në LPK dhe ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Mbledhja përkujtimore mbahet sot në orën 14:00 në amfiteatrin e Fakultetit …

Më shumë...

Komuna e Prishtinës padit portalin Ekspress për përhapje të panikut në popullatë

Komuna e Prishtinës lajmëron gjithë opinionin publik që artikulli i portalit (të çoroditur) Express se në shkolla të Prishtinës po shpërndahet qumësht me afat të skaduar, është e shpifje e rradhës e këtij portali. Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha masat që të padisë Gazetën Express për shpifje …

Më shumë...

KFOR-i nis ‘kërcënimet’ në rast të protestave

Paralajmërimet për protesta ka bërë që njësitë e KFOR-it të vihen në mobilizim të plotë. Siç bëhet e ditur në një kumtesë të misionit paqeruajtës në Kosovë, njësitë e KFOR-it për manovrim do të zhvillojnë sot një ushtrim për kontrollin e turmave dhe trazirave në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in …

Më shumë...

Ushtarakë nga Shqipëria vizitë zyrtare në ministrinë për FSK-së dhe në FSK

Një delegacion ushtarak i oficerëve të Kursit të Lartë të Sigurisë së Mbrojtjes të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, qëndroi sot, për një vizitë zyrtare dy ditore në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Delegacioni …

Më shumë...