Lajmet

Listat mund të mos publikohen gjatë këtij viti

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, duket se as këtë vit nuk do të përfundojë procesin e verifikimit. Vetëm një numër i vogël i veteranëve do të arrijnë të marrin kompensimin, ndërkohë që Qeveria nuk ka dhënë ndonjë siguri se gjatë rishikimit të Buxhetit …

Më shumë...

Arrihet marrëveshje për hapjen e 32 vendeve të reja

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshje për hapjen e 32 vendeve të reja të punës për gratë e veja. Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, ministri Abrashi ka bërë të ditur nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me dy organizata, përmes …

Më shumë...

Preteni: Nuk po hetohet pasuria e zyrtarëve të Kosovës në Shqipëri

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni e ka quajtur problem qasjen në hetimin e pasurisë së zyrtarëve që kanë pasuri në Republikën e Shqipërisë. Gjatë hedhjes së shortit për kontrollimin e pasurisë, Preteni ka drejtuar një varg kritikash ndaj punës së gjyqësorit, i cili përkundër fakteve që i ofron …

Më shumë...

Vetëvendosje bën thirrje për mbështetje të protestës së veteranëve

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen nesër në ora 9:30 protestës së thirrur nga veteranët e UÇK-së, për të kundërshtuar votimin e Gjykatës së Veçantë. Në një komunikatë për medie, Vetëvendosje ka tërhequr vërejtjen se nesër në Kuvendin e Kosovës, po synohet ndryshimi i …

Më shumë...

Thaçi: Mali i Zi nuk do të marrë asnjë pëllëmbë tokë të Kosovës

Gjatë interpelancës para deputetëve, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i vihet pikë çështjes së kufijve në Ballkan. Sipas tij, ky proces do të kryhet edhe me Malin e Zi dhe Serbinë, duke siguruar se ai do të bëhet në mënyrën më të mirë. Zëvendëskryeministri Thaçi ka …

Më shumë...

RKL: Deformimi i lajmit me burime anonime dhe “burime të besueshme” të medieve

Zezona që po përhapin disa medie e portale shqip-shkruese kundër vlerave të luftës së UÇK-së, pse jo edhe kundër bazës historike të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka kulmuar sidomos në ditët e fundit, kur ka filluar të marrë përmasa fushata për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, mundësisht me …

Më shumë...

Haradinaj: Shenjimi i kufirit të bazohet në Kushtetutën e vitit 1974

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të votohet një Rezolutë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me shenjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Duke folur në hapje të interpelancës në seancën e Kuvendit të Kosovës ku ishte i ftuar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, Haradinaj u ka kërkuar …

Më shumë...

RKL: Nëse krerët e UÇK-së, pranojnë themelimin e Gjykatës, ata do të kursehen nga arrestimi

Burime anonime të Radios-Kosova e lirë në radhët e PDK-së bëjnë të ditur se votimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ka për qëllim diskreditimin e plotë të luftës çlirimtare, me qëllim që Serbia të kthejë sovranitetin e saj, të suspenduar me rastin e shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt të …

Më shumë...

Xhavit Haliti: Kemi nevojë për ekspertë e jo për Ali Lajçin…

Deputeti, Xhavit Haliti, duke folur për mijëra hektarë tokë që i ka marrë  Malin e Zi dhe që pret t’ ia bëjë tapi Qeveria e Kosovës, ka ironizuar kryesuesin e delegacionit nga radhët e banorëve të Rugovës, ish të burgosurin politik, Ali Lajçi, duke thënë se Kosova ka pasur nevojë …

Më shumë...

Në Dashevc të Skenderajt do të hapet fabrika e panxhar-sheqerit

Përfaqësuesit e kompanisë ‘Darkstar’ si dhe komuna e Skenderajt, sot nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e panxhar-sheqerit. Kjo fabrikë, objekti i së cilës do të jetë në fshatin Dashevc, parashihet të ndërtohet brenda një periudhe 2-vjeçare. Komuna e Skenderajt, me këtë rast, ka ndarë një hapësirë prej …

Më shumë...

Beogradi propozon ndarjen e Ujmanit gjysmë për gjysmë

Mediet e Beogradit kanë komentuar takimin e djeshëm të kryeministrave, Isa Mustafa e Aleksandër Vuçiq, i cili përfundoi pa arritjen e ndonjë marrëveshje në çështjet e ndjeshme. E përditshmja serbe ‘Novosti’ citon fjalët e kryeministrit, Vuçiq se ‘pozicionet tona rreth çështjeve janë të pandryshuara’. Kjo gazetë akuzon delegacionin e Kosovës …

Më shumë...

Të djathtët francezë kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në BE

Deputetët e Frontit Kombëtar të drejtuar nga Marine le Pen, kanë paraqitur propozim-rezolutë për ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE, bëjnë të ditur burimet e gazetës ‘Danas’. Në tekstin e kësaj projekt-rezolute vlerësohet se po vonohet përparimi në kapitujt negociues, duke përmendur mospajtimet e mëdha rreth statusit …

Më shumë...

Niue, shteti i radhës që pranon Kosovën e pavarur

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka pranuar një notë verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti Niue. Në njoftimin  e afishuar në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se vota sovrane e këtij shteti do të jetë …

Më shumë...

Landi i Hessenit nuk pranon azilkërkues shqiptarë

Lande të ndryshme në Gjermani po përsëritin qëndrimin se nuk do të pranojnë azilkërkues nga Kosova dhe Shqipëria. Zyrtarët e këtij landi kanë kërkuar që procedurat e kthimit të emigrantëve të përshpejtohen dhe të kthehen në vendlindjet e tyre. Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe ministri i Çështjeve …

Më shumë...

Një nismë për ‘autonomi’ ekonomike të Sanxhakut

Një numër aktivistësh nga Sanxhaku po kërkojnë krijimin e një rajoni jashtëkufitar, i cili do të përfshinte komunat boshnjake dhe shqiptare në Serbi dhe Mal të Zi. Siç njofton një medium nga Rozhaja, nismëtarët e këtij peticioni do t’i drejtohen Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Malit të Zi për …

Më shumë...

Një pjesëtar i forcave RENEA vritet nga narko-trafikantët e Lazaratit

Një pjesëtar i forcave speciale, RENEA të Policisë së Shqipërisë është qëlluar për vdekje si dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshje me narkotrafikantët në Lazarat. Pjesëtari i Policisë që u qëllua për vdekje është Ibrahim Basha, 31-vjeç, ish-pjesëtar i Batalionit Special të Ushtrisë së Shqipërisë …

Më shumë...