Lajmet

Opozita në Shqipëri organizon protestë kundër Qeverisë

Opozita  në Shqipëri organizon protestën e paralajmëruar javë më parë.Protesta do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” për të vijuar me marshim drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u ndalur para Kryeministrisë. Policia e Shqipërisë ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin …

Më shumë...

Deputetes, Haxhiu i caktohet paraburgimi prej 30 ditësh

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka caktuar deputetes, Albulena Haxhiu, masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ajo u arrestua sot teksa po udhëtonte drejt Gjilanit në një tubim të opozitës. Prokurori i rastit, ka kërkuar masën e paraburgimit prej një muaji. Deputetja, Haxhiu ka refuzuar t’i …

Më shumë...

Vdiq arkipeshkvi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës, Rrok Mirdita

Arkipeshkvi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës, Rrok Mirdita, u nda nga jeta sot në mesditë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas një hemoragjie cerebrale. Shëndeti i arkipeshkvit 76 vjeçar u përkeqësua papritur të premten e kaluar. Disa vite më parë ai u kurua nga zemra, por vazhdoi me …

Më shumë...

Militantët e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës sulmojnë ndërtesën e Ministrisë së Brendshme

Protesta e sotme e Partisë Demokratike ka shpërthyer në dhunë, në momentin kur militantët e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës i janë vërsulur rrethojave të llamarinta të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Protestuesit, pa qenë të provokuar aspak nga forcat e rendit, kanë hedhur gurë dhe gjësende të …

Më shumë...

Vazhdojnë provokimet luftënxitëse të Rusisë kundër Turqisë

Pamjet e një anije luftarake ruse të armatosur dhe me lansuesit e predhave në pozicion qitje, gjatë kalimit nëpër Bosfor i ka zemëruar turqit. Ministri i Jashtëm turk Çavushoglu e ka cilësuar këto veprime si provokim nga pala ruse. Ai tha se vendi i tij do të përgjigjet në rast …

Më shumë...

Apeli lë në fuqi masën e arrestit për deputetin, Fisnik Ismajli

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, për deputetin, Fisnik Ismajli. Kolegji penal i përbërë prej tre gjyqtarësh, e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Poashtu, Apeli i ka vlerësuar si të …

Më shumë...

Thaçi udhëtoi në Hungari

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Hungari, me ç’rast do të takohet me krerët e shtetit hungarez. Ai, me këtë rast, do të ketë takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin do të nënshkuajnë marrëveshjen për zhvillim …

Më shumë...

Limaj priti në takim drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, z. Jan Peter Olters

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj priti në takim drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, z. Jan Peter Olters. Në këtë takim mori pjesë edhe anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, z. Shyqiri Bytyqi. Sipas njoftimit për medie nga kjo parti, në këtë takim është diskutuar për projektin …

Më shumë...

VV reagon kundër arrestimit të Albulenë Haxhiut dhe Faton Topallit

Lëvizja Vetëvendosje  ka bërë të ditur se është arrestuar  deputeti Faton Topalli brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës nga Policia, e cila sot arrestoi edhe deputeteb, Albulenë Haxhiu. Megjithatë, as kjo polici e asnjë instrument i pushtetit të Isa Mustafës e Hashim Thaçit nuk do të mund ta ndalin kundërshtimin …

Më shumë...

Të akuzuarit për rastin e Kumanovës, deklarohen të pafajshëm

29 të pandehurit për luftimet në Kumanovë, në seancën e sotme gjyqësore në Shkup, deklaruan pafajësinë për akuzat që u janë ngritur. Ata u shprehen se nuk ndjehen fajtorë për veprën penale për të cilën ngarkohen dhe se nuk ka ndonjë dëshmi për t’u fajësuar. Në fjalën e tij, prokurori …

Më shumë...

Xhavit Haliti: Tymi lotsjellës i opozitës metodë revolucionare për marrjen e pushtetit (!)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së,  thotë se Opozita e bashkura po kërkon që me metoda e mjete revolucionare ta marrë pushtetin, por  partitë në pushtet me të gjitha format e metodat e ligjshme po i ruajnë  institucionet  nga veprimet e dhunshme të protestuesve nëpër rrugë dhe …

Më shumë...

AAK: Incidenti në Gorazhdec, shumë i dyshimtë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj rastit të fundit në fshatin Gorazhdec të Pejës, duke e cilësuar atë si një incident të rëndë dhe shumë të dyshimtë. “Pa dashur të paragjykojmë se kush mund të qëndrojë pas këtij incidenti, ai është bërë me qëllim të ndaljes së procesit …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Tokat bujqësore të mos privatizohen por t’ i jepen Qeverisë për menaxhim

Me formën e privatizimit të tokave bujqësore nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi është shprehur i pakënaqur.  Ai në mbledhjen e fundit të Qeverisë ka kërkuar ndryshime të tjera, të cilat, siç tha ai, do të ishin në funksion të …

Më shumë...

Mustafa përshëndet nismën e kryetares, Jahjaga

Pas takimit me krerët e opozitës, kryetarja Jahjaga ka pritur në takim kryeministrin, Isa Mustafa. Ai në një prononcim për mediet, tha se e mirëpret nismën e kryetares për zgjidhjen e krizës politike. Megjithatë, kryeministri Mustafa nuk sqaroi nëse ka përafrim të qëndrimeve mes pozitës dhe opozitës, duke thënë se …

Më shumë...

Qendra e Vetëvendosjes në Norvegji: “Zajednica” dhe demarkacioni marrëveshje kriminale

Qendra e Vetëvendosje në Norvegji mbajti tubim me bashkatdhetarët në Oslo, ku u diskutua mbi situatën politike në Kosovë, protestat e opozitës së bashkuar brenda dhe jashtë Kuvendit, si dhe ngjarjet e 28 nëntorit. Në këtë tubim u shpjeguan konkretisht marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit, si dhe marrëveshja paraprake …

Më shumë...

Opozita nuk lëshon pe nga kërkesat e saj

Krerët e opozitës kanë bërë me dije se nuk do të tërhiqen nga veprimet e tyre deri në shfuqizimin e marrëveshjeve dhe lirimin e deputetëve opozitarë. Në takimin e sotëm me kryetaren e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i …

Më shumë...