Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancan e radhës për diten e hënë, më 16 prill 2018

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të shqyrtuar çështjen e dermakacionit me Malin e Zi

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do te mblidhet sot për të shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi si dhe interpelancat e kryeministrit, Ramush Haradinaj. Fillimisht kryesia do të vendos për interpelancën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të LDK-së lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar. Po ashtu do kryesia do te vendos edhe për interpelancen e Kryeministrit Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës: Vendimi për rritjen e pagave për Kabinetin qeveritar; Vendimi për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe Vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale. Me pas kryesia do te shqyrtoj Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kryesia gjithashtu do te bej shqyrtimin e parë te Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huajt, shqyrtimin e parë të Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, shqyrtimin e parë të Projektligjit për Miniera dhe Minerale, shqyrtimin e parë të Projektligjit për pajisjet nën presion dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …