Xhavit Haliti mendon se Gjykata Speciale kundër UÇK-së nuk është gjykatë e huaj por gjykatë e Kosovës (!)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti: Ideja e Fatmir Limajt për Demarkacionin nuk është risi

Nënkryetari i Kuvendit dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ideja e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj për kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk përbën risi, pasi që, sipas tij, rinegocimi parashihet edhe me Marrëveshjen e Vjenës. Haliti, thotë se ideja e numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, për Demarkacionin me Malin e Zi nuk është diçka e re, pasi që, sipas tij, edhe në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar vite më parë në Vjenë parashihet të rishikohen pikat ku dyshohet se ka pasur gabime gjatë këtij procesi. Këto komente nënkryetari i Kuvendit i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” duke shtuar se  partitë politike në Kosovë duhet të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje. Ai ka pohuar se mosratifikimi i Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi do ta izolonte vendin, prandaj shpreson që gjatë vizitës së kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markovuiq në Kosovë të gjendet një zgjidhje.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …