Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Pajtimi është i pamundur pa njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar kundër deklaratave të mbrëmshme të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se nuk ka shans që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Hoxhaj deklaroi se diskursi politik destruktiv nga ana e liderëve të Serbisë në rend të parë, e vë në rrezik dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ashtu siç edhe pajtimi mes popujve është i pamundur pa njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. “Diskursi destruktiv i liderëve të Serbisë, dëmton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin tonë në OKB, ashtu siç nuk mund të ndodhë pajtimi mes popujve pa njohjen e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …