Ali Lajçi: Mali i Zi ka synon ta pushtojë Kosovën, pavarësisht se e ka njohur

Ali Lajçi: Mali i Zi ka synon ta pushtojë Kosovën, pavarësisht se e ka njohur

Deputeti i Vetëvendosje, Ali Lajçi, gjatë një konference për media, të mbajtur lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se marrëveshja aktuale është bërë në mënyrë huligane. Ai  mendon se Mali i Zi ka synim ta pushtojë Kosovën, pavarësisht që është njëri ndër shtetet e para që e ka pranuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike. Qëllimi i Malit të Zi dhe Serbisë është i njëjti, ekspansionizmi. Synimet e Malit të Zi dhe Serbisë mbesin të hapura ndaj territorit të Kosovës. Qeverisë së Malit të Zi i themi dhe duhet përsëritur se synimet e tilla janë të së kaluarës. Ata duhet të jenë të urtë, të qetë dhe të tregohen të mençur”, ka thënë Lajçi në një konferencë për media në selinë e kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …