Mogherini, Avramopulos, Hahn: Demarkacioni ishte kushti i radhës, por jo i fundit për liberalizimin e vizave

Kosova në pritje të publikimit të Strategjisë së Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian

Komisioni Evropian nesër pritet  ta publikojë Strategjinë e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor dhe afatet e mundshme të anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. Ajo që dihet deri më tani është se shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedoni e Bosnja, do të kenë afate më të qarta kohore për anëtarësim në BE, Kosova ende nuk ka asgjë të sigurt. Ajo është në pritje të publikimit të Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që ta ketë më të qartë rrugën e saj drejt integrimit në BE. Deri më tani nuk është thënë nëse do të caktohen afate kohore se kur Kosova do ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim apo se kur do të mundë ta përfundojë këtë proces. Ndërkohë, vendet fqinje e kanë më të qartë afatin kohor për anëtarësim në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …