Kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për një vizitë në vendin tonë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisari për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Ata do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa …
Më shumë...Lajmet
MFSK: Tetari, Rafet Gashi, nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, “Ushtari më i mirë i vitit 2016”
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ceremoni zyrtare, çmimin: “Ushtari më i mirë, 2016” ia dha tetarit, Rafet Gashi, nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, Çmimi iu dha nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i cili tha me këtë raste se të gjithë 22 pjesëmarrësit ushtarë janë …
Më shumë...Kryetari, Hashim Thaçi priti në takim kryetarin e OVL të UÇK-së, Smajl Elezi
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezi. Në takim u bisedua për trajtimin e kësaj kategorie të rëndësishme, e cila është më meritorja për çlirimin dhe pavarësimin e vendit. Në vijim të takimit, kryetari i …
Më shumë...Vetëm 4% e qytetarëve ndjehen të sigurt nga veprimi i institucioneve shtetërore të sigurisë në vend
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, paraqiti rezultatet e Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë mbi “Trendet e Perceptimeve të Qytetarëve për Sigurinë Publike në Kosovë 2012-215”. Sipas Raportit të kësaj qendre, lagjet e banuara nga komuniteti serb dhe ato përgjatë vijës kufitare me Serbinë (të banuara nga komuniteti …
Më shumë...Vjollca Hajdari: BE-ja po e kushtëzon Kosovën, ndërsa favorizon Serbinë në rrugën drejt integrimeve evropiane
Ekspertja për Ballkanin dhe proceset euro integreuese, Vjollca Hajdari ka vlerësuar se Bashkimi Evropian nuk po vepron njëjtë për integrimin e Kosovës dhe Serbinë në BE. Gjatë një ligjërate të mbajtur në Berlin para Unioni i Grave të Partisë Demokristiane të Gjermanisë, ajo ka theksuar se Bashkimi Evropian po zhvillon …
Më shumë...CNN: Hillary Clinton do ta mund Trampin me 13%
Nëse Shtetet e Bashkuara do të votonin sot për të zgjedhur pasuesin e Barack Obamës në Shtëpinë e Bardhë, do të shpallej fituese Hillary Clinton. Sipas një sondazhi të “CNN”, ish-Zonja e Parë do të shkëputej nga miliarderi me plot 13%. Sipas të dhënave të medieve amerikane sot Clinton do …
Më shumë...Në fshatin Lladoc të Besianës inaugurohet Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së”
Sot në fshatin Lladoc të Besianës inaugurohet Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së” për Zonën Operative të Llapit. Në vendin ku është ndërtuar kompleksi është shtëpia e heroit të kombit, Hakif Zejnullahu. Shtëpia e familjes së tij ishte vendi nga ku niseshin për aksione pjesëtarët e parë të Ushtrisë …
Më shumë...Pozita, opozita dhe komunistët nderojnë dëshmorët dhe bëjnë homazhe para Monumentit “Nënë Shqipëri”
Pozita dhe opozita zhvilluan homazhe të ndara te Monumenti,“Nënë Shqipëri” për Ditën e Dëshmorëve. Ishte opozita e para që bëri homazhet e saj. Pas tyre, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha para mediave se PD-ja është e vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për një Shqipëri të …
Më shumë...Kadri Veseli: Gjykata Speciale është çmimi i lirisë të cilin ne do ta paguajmë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Oranews ka deklaruar se në “konfliktin” ish Jugosllav, vetëm UÇK-ja iu ka nënshtruar gjithë këtyre radhëve të drejtësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe një Gjykatë Speciale e cila për asnjë ish ushtri tjetër në ish-Jugosllavi, as për armatën serbe nuk …
Më shumë...Curtis Scaparrotti: Po përballemi me një Rusi të rigjallëruar dhe me sjelljen e saj agresive, e cila sfidon normat ndërkombëtare
Komandanti suprem i porsa emëruar i Aleancës Veriatlantike, Curtis Scaparrotti, me rastin e marrjes së detyrës, ka deklaruar se do të angazhohet për ta forcuar karakterin mbrojtës të NATO-s, pas viteve të reduktimit të trupave amerikane në Evropë. “Po përballemi me një Rusi të rigjallëruar dhe me sjelljen e saj …
Më shumë...Me çmimin kryesor të Festivalit, “Hasi jehon”, u nderua ShKA “Besiana”, nga Bresana
Për paraqitjen më komplete të riteve dokeve, pjesës së folklorit burimor nga treva prej nga vjen me Malësorin, çmimin kryesor të festivalit u nderua ShKA “Besiana” nga Bresana. Më çmimin Malësorja u nderua ShKA Ilirida nga Shkupi, ndërsa me Lahutën e festivalit “Hasi jehon 2016” u nderuan Ansambli “Bajram Shabani” …
Më shumë...Isa Mustafa: Mandati i EULEXI-it duhet të vazhdojë, nuk mund të sundojmë pa ndihmën e tij
Kryeministri, Isa Mustafa thotë se është më se e sigurt se EULEX do të vazhdojë punën në Kosovë pasi institucionet nuk kanë arritur të argumentojnë se ky mision nuk i duhet vendit. Kur kemi zgjatë mandatin e EULEX’it para dy vjetëve kemi qenë të bindur se EULEX’i duhet të shkoj …
Më shumë...Qollaku pas euforisë: Vizat vetëm për qëllime turistike apo vizita te të afërmit, jo për punë
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, pas euforisë për liberalizimin e vizave ka thënë se procesi do të mbyllet shumë shpejtë, më së largu deri në vjeshtë apo në dimër. Ai ka përmendur kriteret që duhet t’i plotësojnë qytetarët për të udhëtuar pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian. “Të …
Më shumë...Federica Mogherini vjen për një vizitë zyrtare në Kosovë
Përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Me këtë rast ajo do të marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit dhe do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kosovës. Ajo gjatë ditës do të takohet …
Më shumë...Zbogar: Duhet të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi para hyrjes në fuqi të udhëtimit pa viza
Përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë, Samuel Zbogar ka thënë se ende nuk është caktuar data e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. Ai nuk ka mundur të pohojë nëse kjo do të ndodhë edhe këtë vit. Zbogar ka thënë se duhet të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin me Malin …
Më shumë...Kuvendi do të mbajë seancë solemne në lidhje me rekomandimin për liberalizimin e vizave
Kuvendi i Kosovës pritet që nesër të mbajë një seancë solemne në lidhje me rekomandimin që Komisioni Evropian ka dhënë për liberalizimin e vizave. Në këtë seancë do të jetë e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politike të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. AAK dhe Nisma, …
Më shumë...