leoni

PD

Sot në orën 12.00 fillon në Tiranë protesta e PD-së kundër Qeverisë së Edi Ramës

Sot në orën 12.00 fillon protesta e Partisë Demakratike të Shqipërisë kundër Qeverisë së vendit. Protestuesit e parë tanimë janë nisur nga qytete të ndryshme drejt Tiranës, ku në ora 12:00 do të mbahet protesta e paralajmëruar për rrëzimin e Qeverisë. Disa nga militantët partiakë, të njohur për protesta të dhunshme si, Kreshnik Spahiu, Kastriot Islami Lulzim Basha e të tjerë  kanë paralajmëruar se me dhunë do ta rrëojnë Qeverinë. Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar insitucionet.

Mediet bëjnë të ditur se rreth tremijë qytetarë nga Fieri janë nisur sot në orën 8:00 drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e PD-së që nis në orën 12:00.  Grumbujt e protestuesve janë parë në pika të ndryshme të qytetit. Në automjetet e protestuesve nga Fieri, do të vendoset kamera në çdo automjet në mënyrë që të filmohet çdo debat me policinë gjatë rrugës.Nga Lezha do të nisen 12 autobusa dhe shumë qytetarë me mjete private. Sipas PD nga ky qytet janë afro 2 mijë persona që do t’i bashkohen protestës. Gjithashtu të tjerë autobusë po nisen nga Shkodra,  3 autobusë nga Gjirokastra, 350 persona janë nisur nga Saranda, rreth 3-4 mijë persona nga Shkodra, rreth 6 mijë persona nga qarku i Dibrës, 500 persona nga Kukësi, 6 autobuzë dhe 50 makina nga Berati.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …