Lajmet

Është intensifikuar lufta speciale ndaj Vetëvendosjes dhe kundërshtarëve të tjerë, thotë Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas arrestimeve të gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka deklaruar se me daljen e përgjimeve dhe me shtimin e pakënaqësisë ndaj qeverisë në Kosovë, është intensifikuar lufta speciale ndaj Vetëvendosjes dhe kundërshtarëve të tjerë. Ahmeti fton qytetarët të qëndrojnë bashkë, …

Më shumë...

MASHT: Viti shkollor 2016/2017 nuk fillon më 1, por më 5 shtator

Shpresa Rama: Nëse nuk kthehen fëmijët në shkollë plan programet janë të pamundura të arrihen

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  me qëllim të informimit të drejtë dhe me kohë, njofton të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor, që fillimi i vitit të ri shkollor 2016/2017, shtyhet …

Më shumë...

Donald Lu: Kam dëgjuar që shqiptarët janë njerëz të besës, por politikanë më të pabesë nuk ka bota

Donald Lu

Të dashur qytetarë shqiptarë! Ju drejtohem juve, për t’ju falenderuar për pjesëmarrjen masive në lotarinë amerikane. Kjo tregoi vlerësimin e lartë që keni ju për vendin tim, pavarësisht se kjo do të thotë që nuk keni aspak konsideratë për vendin tuaj. Kishte kohë që Evropa nuk kishte parë dëshirë të …

Më shumë...

Ukë Rugova me disa të pandehur të tjerë, janë nxjerrë sot para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës

Ukë Rugova

Ukë Rugova me disa të pandehur të tjerë, janë nxjerrë sot para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Gjyqtari i EULEX-it, Victor Pardal, ka paralajmëruar se gjatë kësaj seance do të bëhet ndarja e rasteve në dy pjesë. Kjo është edhe seanca fillestare e këtij shqyrtimi gjyqësor. Sipas aktakuzës Ukë …

Më shumë...

Avokati, Tomë Gashi publikoi emrat e 6 të arrestuarve për sulmin e 4 gushtit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës

Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi ka publikuar emrat e gjashtë të arrestuarve për sulmin e 4 gushtit në ndërtesën e  Kuvendit të Kosovës. Ata janë: Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi. Arrestimi i tyre është bërë sot në mëngjes në një aksion të përbashkët të …

Më shumë...

Në moshën 82-vjeçare ka vdekur në një azil të Shkodrës këngëtarja shqiptare, Naile Hoxha

Mediet në Shqipëri bënë të ditur se mbrëmë, më 29 gusht 2016, në moshën 82-vjeçare ka vdekur në një shtëpi azili, në Shkodër, këngëtarja  e mirënjohur shqiptare, Naile Hoxha. Vitet e fundit të jetës i kishte kaluar në azil,  duke lënë pas një karrierë të pasur artistike dhe një vend …

Më shumë...

Prokuroria dhe Policia e Kosovës zbuluan dhe prangosen 6 të dyshuarit për sulmet fundit

Policia e Kosovës e lanson aplikacionin elektronik “Lajmëro Policinë”, për raportimin e rasteve nga ana e qytetarëve

Në një komunikatë për opinion bëhet e ditur  se Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në ndërtesën e Kuvendit më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë …

Më shumë...

Shtetet anëtare të KS të OKB-së duket se do t’ i dhurojnë Serbisë postin e kryetarit të kësaj organizate

Këshilli i Sigurimit të UN

Shtetet anëtare të KS të OKB-së duket se do t’ i lejojnë Serbisë postin  e kryetarit të kësaj organizate ndërkombëtare. Kandidati serb Vuk Jeremiq thuhet se ka kaluar fazën finale për këtë post.  Kundër këtij emërimi të mundshëm kanë reaguar Nënat e Srebrenicës e të Zhepës si dhe një grup …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Njerëzit qoftë me fytyra e pa fytyra asnjëherë nuk kanë arritur të më shatnazhojnë

Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, ka shkruar lidhur me “Dosjen e Shefave XXII”. Ai ka thënë se as njerëzit me fytyra e as njerëzit pa fytyra asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kanë mundur që ta shantazhojnë. “Publikimi i Dosjes …

Më shumë...

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

te Pagjeturit

Sot në vendin tonë shënohet  Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Edhe pse  kanë kaluar  17 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe 1666 persona figurojnë si të zhdukur. Familjarët shprehen të zhgënjyer për faktin se institucionet nuk kanë punuar sa duhet për të mësuar më shumë rreth fatit …

Më shumë...

Shaip Muja: Kundërshtarët kryesorë të versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi janë deputetët e pozitës

Muja: Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin, Qeveria duhet të bjerë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja ka bërë me dije se kundërshtuesit kryesorë të versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi janë deputetët e pozitës. Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’, Muja ka treguar se ai dhe shumë kolegë të tij nga pozita do të …

Më shumë...

Organizatat atdhetare të Amerikës: Letër e hapur për deputetët e Kuvendit të Kosovës-kundër demarkacionit

A.Q. Përpjekjet anakronike për zbulimin e një origjine të re dhe të një identiteti të ri të shqiptarëve

Në letrën e hapur të shumë organizatave e atdhetare të Amerikës, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me thirrje për të mos votuar versionin qeveritar të demarkacionit thuhet: Të nderuar përfaqësues të popullit të Kosovës. 1 Shtatori do të jetë datë historike. Ju që ju zgjodhi populli i Dardanisë kreshnike, …

Më shumë...

Vetëvendosja nuk merr pjesë në takimin e caktuar nga deputeti, Ramiz Kelmendi

Vetëvendosje

Takimin e së mërkurës, të cilin e ka caktuar biznesmeni i njohur i Kosovës dhe deputeti Ramiz Kelmendi, me qëllim për të diskutuar lidhur me demarkacionin,  e kanë konfirmuar pjesëmarrjen tre liderët e partive politike, të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën. Vetëvendosja …

Më shumë...

Në takimin e së mërkurës me biznismenin, Ramiz Kelmendi, merr pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Kryekuvendari Veseli

Në takimin e së mërkurës në Villën Rugova të biznesmenit, Ramiz Kelmendi  ka paralajmëruar se do të marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Lajmin e ka bërë të ditur edhe  nikoqiri i takimit, Ramiz Kelmendi. Kelmendi tha se deri më tani ka marrë tri konfirmime, …

Më shumë...

LDK-ja kundër thirrjeve publike të Vetëvendosjes për protestën e 1 Shtatorit

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate ka reaguar kundër thirrjeve që po u bëjnë qytetarëve, për pjesëmarrje në protestën e 1 shtatorit, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pastaj zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Faton Topalli.  Në përpjekje për të nxjerrë sa më shumë njerëz në protestën …

Më shumë...

Menaxhmenti kriminal i RTK-së, me Mentor Shalën në krye, janë të rrezikshëm për demokracinë

VV

Në një reagim të Vetëvendosjes thuhet se menaxhmenti i RTK-së ka marrë sërish rolin e Prokurorisë duke bërë përpjekje për të satën herë ta lidh Vetëvendosjen me sulmet e fundit me bomba. Lëvizja Vetëvendosje sa herë ka pasur të thotë diçka ndaj RTK-së e ka thënë publikisht. Ne asnjëherë nuk …

Më shumë...