leoni

Lajmet

Kryeministri, Mustafa kërkon të përshpejtohet përmbushja e 8 pikave të KE

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur sot përfaqësuesit e institucioneve të ngarkuara për rrumbullakësimin e rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjatë takimit, përfaqësuesit e njoftuan kryeministrin mbi të arriturat, duke vlerësuar se është shënuar përparim i plotë …

Më shumë...

OKB-ja ka bërë të ditur se rreth 400.000 sirianë janë të rrezikuar të vdesin urie

OKB-ja ka bërë të ditur se rreth 400.000 sirianë që ndodhen të rrethuar nëpër vende të ndryshme janë të rrezikuar të vesin urie. Vetëm në qytetin Madai dhe në krahinë e Idlibit. deri tani kanë vdekur dhjetëra prej tyre. Këto vendbanime janë të rrethuara nga forcat kriminale të Assadit dhe …

Më shumë...

Kush qeveriste në Kosovë, kur ranë duke luftuar nën rrethim Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha?

 32-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, e kanë shënuar edhe disa gazeta e portale, gazetarët e drejtuesit e të cilave, në kohën kur kishin rënë dëshmorët, i kishin etiketuar, “terroristë e nacionalistë shqiptarë”. Natyrisht se botuesit lajmin për rënien e dëshmorëve e kanë kopjuar dhe nuk …

Më shumë...

Reagon Komuna e Prishtinës: Dardan Sejdiu nuk ishte personi i maskuar në protestë

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në medie në lidhje me pjesëmarrjen e nënkryetarit, Dardan Sejdiu në protestën e 9 janarit. Në reagim demantohet lajmi se Dardan Sejdiu është parë i maskuar në protestën. “Publikimi i kësaj fotoje të rrejshme dhe aludimi që Dardan Sejdiu fshihet prapa maskës, …

Më shumë...

Konjufca: Riaktualizimi i rastit të dëmtimit të veturave, përndjekje e opozitës

Deputeti, Glauk Konjufca ka vlerësuar se aktualizimi i rastit të rrëzimit të veturave të EULEX-it, po bëhet me qëllim të përndjekjes së opozitës. Ai tha se sot në Gjykatë është sjellë pa vullnetin e tij, meqë Vetëvendosje ka si qëndrim mos-paraqitjen në gjykime të tilla politike. “Riaktualizimi i këtij rasti …

Më shumë...

Dështon seanca për aktivistët e VV-së që patën dëmtuar veturat e EULEX-it

Ka dështuar seanca e sotme për 27 aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët sipas aktakuzës, ngarkohen për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009. Pavarësisht se kishte pasur urdhër-arreste nga Gjykata, Policia nuk arriti t’i sjellë të gjithë të akuzuarit. I pranishëm në seancë ishte vetëm Rron Gjinovci si dhe …

Më shumë...

Serbia vazhdon t’i financojë pjesëtarët e ‘Civilna Zashtita’

Të gjitha strukturat paralele në pjesën veriore të vendit, përfshirë komunat ilegale, institucionet e arsimit e të shëndetësisë që punojnë me direktiva të Republikës së Serbisë, do të vazhdojnë të jenë aktive gjatë këtij viti. Beogradi ka paralajmëruar se pjesëtarët e formacionit ‘Civilna Zashtita’ do të vazhdojnë të paguhen nga …

Më shumë...

Kuqezinjtë protestojnë para bashkisë së Tiranës

Aleanca Kuqezi ka protestuar dje para Bashkia e Tiranës kundër shtrenjtimit të çmimit të biletave të autobusëve urban në kryeqytet. Kuqezinjtë në mënyrë simbolike kanë lidhur me zinxhirë dyert e bashkisë si dhe kanë hedhur fishekzjarre e tym. Aleanca Kuqezi kundërshtoi rritjen e taksave, shtrenjtimin e çmimit të biletave si …

Më shumë...

Putin: Nëse njerëzit në Kosovë kanë të drejtë për vetëvendosje, pse ata në Krime nuk kanë?

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin në një intervistë dhënë për gazetën gjermane ‘Bild’, ka folur midis të tjerash edhe për Kosovën. Në kontekstin e krahasimit me Krimenë, kryetari rus ka thënë se Kombet e Bashkuara patën vendosur që Kosova të jetë e pavarur. “Sipas Kombeve të Bashkuara secili komb ka …

Më shumë...

Doruntinë Maloku: Nuk do të dorëzohem deri sa ta zbuloj vrasjen e babait tim

        Bëhen plot 17 vjet, kur në një ditë acari, më 11 janar të vitit 1999, në një atentat ende të pandriçuar, para dritareve të banesës së tij në Breg të Diellit, në Prishtinë, nga një dorë mizore, u shua jeta e Enver Malokut, në moshën më të mirë të …

Më shumë...

Qeriqi: Veteranët e invalidët nuk po i marrin pensionet që u takojnë

Një numër i madh i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ankohen se tash e tre muaj nuk kanë marrë pensionet që u takojnë. Xhevdet Qeriqi, në emër të Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, ka paralajmëruar protestë, në rast se edhe ketë javë nuk i marrin pensionet. “Në …

Më shumë...

‘Kosova e Re’ do të shtrenjtojë rrymën deri në 50 përqind

Instituti për analiza ekonomike dhe financiare të Energjisë në bashkëpunim edhe me KOSID-in, kanë paralajmëruar se ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’, do të sjellë shtrenjtim të çmimit të rrymës elektrike deri në 50 për qind. Në raportin “Termocentrali i propozuar Kosova e RE: Barrë e pa nevojshme me një …

Më shumë...

Albulena Haxhiu e Alban Krasniqi, akuzojnë për krime komandantin e ROSU, Amir Gërguri

        Deputetja Albulena Haxhiu dhe burri i saj Alban Krasniqi, kanë shkruar për komandantin e ROSU-së, Amir Gërgurin. Fjala është për protestën e 22 tetorit të vitit 2012-të, kur alivanoset dhe kalon në gjendje kome shtetasja gjermane, Iris Von Der Ehe, që ndërron jetë më 18 shtator 2015. Që të …

Më shumë...

Opozita: Qeveria e ka humbur mbështetjen, populli kërkoi dorëheqjen e Mustafës e Thaçit

Krerët e opozitës kanë deklaruar se qytetarët dje kanë treguar se nuk e pranojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, por njëkohësisht u dëshmua se kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore, pasi populli kërkoi dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Kryetari i Lëvizjes …

Më shumë...

Akademik Rexhep Qosja: Qeveria po bëhet e shurdhër ndaj vullnetit dhe zërit të popullit

Lidhur me protestat e 9 janarit, akademik Rexhep Qosja ka deklaruar se protesta ishte një protestë e madhe, historike, me pjesëmarrje masive edhe të të papartishmëve, e organizuar prej tri partive opozitare. Kurse, Qeveria e Kosovës po bëhet e shurdhër ndaj vullnetit dhe zërit të popullit. Ai në një opinion …

Më shumë...

LDK-ja shprehet e shqetësuar lidhur me veprimet e protestuesve kundër policisë

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim lidhur me veprimet e protestuesve të thirrur nga opozita, të cilat, thuhet se po djegin institucionet e ndërtuara me shumë mund, po rrezikojnë jetën e policëve të Kosovës dhe po shkaktojnë dëme të mëdha në pronën publike dhe private. LDK thotë se e respekton …

Më shumë...