Lajmet

Arrestohen deputetet, Kadriaj e Haxhiu

Deputetet e AAK-së, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu janë ndaluar nga Policia përballë Kuvendit të Kosovës. Ato janë shoqëruar me veturë drejt stacionit të Policisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë deputetja, Time Kadriaj, e cila tha se në Polici po shkon vullnetarisht.

Më shumë...

Policia arreston deputetin, Pal Lekaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Me të filluar mbledhja në sallën kryesore, deputeti Pal Lekaj bashkë me atë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca hodhën gaz lotsjellës. Në një prononcim për medie, deputeti i AAK-së kishte deklaruar se opozita nuk do të …

Më shumë...

Sot në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës pritet ta mbajë seancën e radhës

Sot në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës pritet ta mbajë seancën e radhës, me ç’ rast  do të shqyrtohej Projektligji për buxhetin e vitit 2016 si dhe 28 projektligje të tjera.  Përfaqësuesit e tri partive opozitare, Vetëvendosja Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, kanë rikonfirmuar  se nuk …

Më shumë...

Mustafa: Opozita t’i tregojë arsyet e vërteta

Kryeministri, Isa Mustafa ka kërkuar nga deputetët opozitarë që t’i thonë arsyet e vërteta të kësaj gjendje. Sipas tij, opozita po përdor mjete të paarsyeshme, po e djeg pronën private dhe po e shkatërron publiken. “Ftojë opozitën që të paraqet arsyet e vërteta, sepse për mua nuk është asociacioni apo …

Më shumë...

Dërguti: Kryesia suspendoi 6 deputetë të opozitës

Pas hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka bërë me dije se Kryesia mori vendim për përjashtimin e gjashtë deputetëve opozitarë nga seanca. “Qëllimi i këtij takimi ka qenë suspendimi i deputetëve nga ana e Kryesisë, por ata nuk kanë të drejte …

Më shumë...

Opozita nuk do të lejojë që Kuvendi ta aktrojë normalitetin

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur për mediet se opozita nuk do të lejojnë që Kuvendi ta aktrojë normalitetin, përderisa sovraniteti i Kosovës cenohet nga marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara me Serbinë, nga “Zajednica” dhe nga tri marrëveshjet e tjera të 25 gushtit, si dhe nga marrëveshja për demarkacion me …

Më shumë...

Thaçi: Kuvendi po uzurpohet nga grupe të armatosura

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi në adresimin para deputetëve në sallën alternative, ka thënë se opozita me veprimet e saj i ka humbur vendit rreth 60 milionë dollarë. Sipas tij “dështuan katër marrëveshje ndërkombëtare për sjelljen e 60 milionë eurove në Kosovë”. Ai, më tej, ka propozuar një seancë të veçantë ku …

Më shumë...

VV reagon ndaj arrestimit të deputetit, Kurteshi

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vetëvendosjes ndaj arrestimit të deputetit të saj, Ismajl Kurteshi. Në reagimin e këtij subjekti thuhet se “ata që komandojnë policinë e Kosovës nuk kanë dashur ta lejojnë deputetin Kurteshi të ushtrojë detyrën e tij, për të cilën e kanë deleguar votuesit”. “Ismajl Kurteshi po …

Më shumë...

Kumtesa e Policisë për ngjarjet e dhunshme jashtë Kuvendit

Në komunikatën e saj, Policia ka njoftuar edhe për zhvillimet e dhunshme që ngjanë jashtë Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, një grup prej 150 personash kanë qëndruar jashtë Kuvendit derisa po zhvillohej seanca. Pas orës 14:00, sipas Policisë, protestuesit kanë shfaqur dhunë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë …

Më shumë...

Deputeti, Kurteshi transferohet në burgun e Lipjanit

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, është transferuar në Burgun e Lipjanit, ku do të vuajë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ai kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak, pasi që mori pjesë më manifestimin e opozitës në Gjilan, pa marrë leje paraprake nga Gjykata. Deputeti, Ismajl Kurteshi është …

Më shumë...

Policia e Kosovës sqaron veprimet e saj brenda Kuvendit të Kosovës

Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare, ka sqaruar opinionin për të gjitha ndodhitë që pasuan seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Policia saktëson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe Rregulloren …

Më shumë...

Tym lotsjellës edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Burimet e fundit nga Kuvendi, ku pas ndërprerjes së seancës  po mbahej takimi i Kryesisë,  bëjnë të ditur se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Derguti, e cila ishte duke marrë pjesë në mbledhje ka hedhur  tym  lotsjellës edhe ne mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja është ndërprerë menjëherë dhe pjesëmarrësit …

Më shumë...

Krerët e lartë të shtetit nuk komentojnë ngjarjet në Kuvend

Situata e krijuar në Kuvendit e Kosovës, ka sjellë një takim në zyrën e Presidencës, midis kryetares, Atifete Jahjaga, kryeministrit, Isa Mustafa si dhe zëvndësit të tij, Hashim Thaçi. Takimi është mbajtur prapa dyerve të mbyllura. Madje, asnjëri nga krerët e lartë shtetërore nuk dha ndonjë deklarim për mediet, megjithë …

Më shumë...

S. Hamiti e Xh. Haliti kërkojnë përjashtimin e opozitës nga Kuvendi kundërshton kryekuvendari

Punimet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit janë ndërprerë për të vazhduar ndërkohë. Shkak i pauzës duket se  janë mospajtimet në radhët e deputetëve të koalicionit qeveritar,  se cilat masa duhet të ndërmerren kundër deputetëve të opozitës, të cilët edhe sot kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend. Kryetarët grupeve parlamentare …

Më shumë...

Haradinaj: Nuk ka normalitet pa shfuqizim të marrëveshjeve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se energjia që pozita po shfaq për mbajtjen e seancave, sipas tij, të pakuptimta, duhet të drejtohet në shfuqizimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. “Gjithë kjo energji me mbajt seanca të pakuptimta më mirë do të …

Më shumë...

Protesta e radhës e opozitës do të mbahet të mërkurën në mesditë në sheshin e qytetit të Pejës

Drejtuesit e degëve  të tri partive të bllokut opozitar, në Pejë,  në një konferencë për media u kanë bërë thirrje të hënën të gjithë qytetarëve të Pejës, Burimit, Klinës, Deçanit dhe Junikut, që në numër sa më të madh të marrin pjesë në manifestimin për të kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin …

Më shumë...