leoni

Turqia ka bombarduar disa objektiva të Shtetit Islamik në veri të Sirisë

Turqia ka bombarduar disa objektiva të Shtetit Islamik në veri të Sirisë

Turqia ka bombarduar disa objektiva të Shtetit Islamik në veri të Sirisë, ndërsa raportohet se rebelët sirianë janë gati të nisin një ofensivë kundër këtij grupimi terrorist. Ankaraja përdori pozocionet e saj të artilerisë brenda kufirit turk për të bombarduar Shtetin Islamik, por edhe pozicionet e milicive kurde YPG në qytete kufitare siriane Jarablus dhe Manbij. Ndërkohë, mediat raportojnë se rreth 1500 rebelë sirianë të mbështetur nga Turqia gjenden në qytetin kufitar turk Gaziantep dhe janë gati që të hidhen në sulm. Raprezalja turke pason sulmin kamikaz që i kushtoi jetën 51 personave në një dasmë po në këtë qytet. Analistët ndërkohë thonë se sulmi kamikaz mund të ketë qenë një reagim i Shtetit Islamik ndaj ofensivës që po përgatitet kundër militantëve brenda kufirit turk.  Predhat turke ranë edhe mbi luftëtarë kurdë të cilët luftojnë kundër Shtetit Islamik, por gjithashtu konsiderohen si armiq nga Turqia.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …