Pak ditë pas sulmit me predhë mbi objektin e Kuvendit të Kosovës, mbrëmë u sulmua edhe Radiotelevizioni i Kosovës. Lëvizja për Bashkim, sulmet e tilla mbi institucionet shtetërore e publike të Kosovës, i cilëson si akte qyqare. Përpjekja për t’u imponuar medieve në mënyrë të dhunshme agjenda politike, edhe në rastet kur ato cilësohen si më të drejtat, është e papranueshme dhe e dënueshme. Nëse secili që konsideron se ka të drejtë do t’ia lejonte vetes përdorimin e dhunës ndaj tjetrit, vendi do të shkonte drejt një kaosi total. Edhe NISMA për Kosovën e konsideron të pa pranueshme përdorimin e mjeteve të dhunës për çfardo arsye qoftë. NISMA kërkon që organet e rendit që sa më shpejt ta kryejnë detyrën e tyre dhe kryesit e këtij akti t’i nxjerrin para drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …