Njëri nga mjekët, të cilët në numër të vogël kanë ngelur në Halep të Sirisë për t’ u përkujdesur për qindra të plagosur gjatë ditës, Hamza Al Katib, ka filluar një peticion drejtuar kryetarit amerikan, Barack Obama dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim që ata me autoritetin e tyre që t’i japin fund bombardimit të civilëve, shkollave dhe spitaleve në këtë qytet. Mjeku Hamza Al Khatib, kërkuar që ata ta përdorin ndikimin e tyre për t’iu ndihmuar civilëve dhe mjekëve në Halep. “Përgjigjja e tyre ka qenë e njëjtë, si në pesë vitet që lamë pas”, ka thënë Khatib në peticionin e tij, “nga Merkel kemi dëgjuar heshtjen ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka parë letrat tona, por s’ka bisedime s’ka veprim. Nuk ka asnjë përpjekje as nga Obama e as nga Merkel për t’i ndalur sulmet kriminale kundër civilëve dhe spitaleve”. Ndërkohë është bërë e ditur se Peticionin e e kanë nënshkruar 200,000 njerëz deri më tash. Al Katib thotë se civilët po sulmohen çdo ditë dhe se nuk u duhen lutjet e keqardhjet e liderëve, mirëpo veprimi i tyre, transmeton, Indipendent.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Kosova duhet të kultivojë marrëdhënie të ngushta me administratën e kryetarit amerikan, Donald Trump
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur mbi rëndësinë e …