Aleksandar Vucic

Serbia dëshiron thellim të miqësisë dhe bashkëpunimit me Shqipërinë, por pa Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar për agjencinë Tanjug se Serbia do t’i vazhdojë politikat e saj në ruajtjen e paqes e stabilitetit, dhe do të vazhdojë të ndërtojë lidhje shtetërore, në veçanti me Shqipërinë dhe me Bosnje Hercegovinën. Qeveria e Serbisë, do të vazhdojë të ndërtojë stabilitet rajonal me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, pavarësisht numrit të madh të problemeve të akumuluara”, ka thënë Vuçiç në një konferencë shtypi, raporton Tanjug.  “Politika e paqes është tipar dallues i qeverisë së Serbisë, përderisa është në mbrojtje të sovranitetit dhe lirisë”, ka thënë ai. Vuçiq nuk ka përmendur fare takimin e mundshëm me zyrtarët e Kosovës, qoftë të nivelit teknik.

Kontrolloni gjithashtu

Sipas OMK, gjatë viteve 2018 – 2026, nga Kosova janë larguar mbi 2 mijë mjekë e infermier ndërsa janë kthyer rreth 40

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se numri i mjekëve të kthyer në Kosovë …