leoni

Lajmet

Kumtesa e Policisë për ngjarjet e dhunshme jashtë Kuvendit

Në komunikatën e saj, Policia ka njoftuar edhe për zhvillimet e dhunshme që ngjanë jashtë Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, një grup prej 150 personash kanë qëndruar jashtë Kuvendit derisa po zhvillohej seanca. Pas orës 14:00, sipas Policisë, protestuesit kanë shfaqur dhunë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë …

Më shumë...

Deputeti, Kurteshi transferohet në burgun e Lipjanit

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, është transferuar në Burgun e Lipjanit, ku do të vuajë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ai kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak, pasi që mori pjesë më manifestimin e opozitës në Gjilan, pa marrë leje paraprake nga Gjykata. Deputeti, Ismajl Kurteshi është …

Më shumë...

Policia e Kosovës sqaron veprimet e saj brenda Kuvendit të Kosovës

Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare, ka sqaruar opinionin për të gjitha ndodhitë që pasuan seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Policia saktëson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe Rregulloren …

Më shumë...

Tym lotsjellës edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Burimet e fundit nga Kuvendi, ku pas ndërprerjes së seancës  po mbahej takimi i Kryesisë,  bëjnë të ditur se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Derguti, e cila ishte duke marrë pjesë në mbledhje ka hedhur  tym  lotsjellës edhe ne mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja është ndërprerë menjëherë dhe pjesëmarrësit …

Më shumë...

Krerët e lartë të shtetit nuk komentojnë ngjarjet në Kuvend

Situata e krijuar në Kuvendit e Kosovës, ka sjellë një takim në zyrën e Presidencës, midis kryetares, Atifete Jahjaga, kryeministrit, Isa Mustafa si dhe zëvndësit të tij, Hashim Thaçi. Takimi është mbajtur prapa dyerve të mbyllura. Madje, asnjëri nga krerët e lartë shtetërore nuk dha ndonjë deklarim për mediet, megjithë …

Më shumë...

S. Hamiti e Xh. Haliti kërkojnë përjashtimin e opozitës nga Kuvendi kundërshton kryekuvendari

Punimet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit janë ndërprerë për të vazhduar ndërkohë. Shkak i pauzës duket se  janë mospajtimet në radhët e deputetëve të koalicionit qeveritar,  se cilat masa duhet të ndërmerren kundër deputetëve të opozitës, të cilët edhe sot kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend. Kryetarët grupeve parlamentare …

Më shumë...

Haradinaj: Nuk ka normalitet pa shfuqizim të marrëveshjeve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se energjia që pozita po shfaq për mbajtjen e seancave, sipas tij, të pakuptimta, duhet të drejtohet në shfuqizimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. “Gjithë kjo energji me mbajt seanca të pakuptimta më mirë do të …

Më shumë...

Protesta e radhës e opozitës do të mbahet të mërkurën në mesditë në sheshin e qytetit të Pejës

Drejtuesit e degëve  të tri partive të bllokut opozitar, në Pejë,  në një konferencë për media u kanë bërë thirrje të hënën të gjithë qytetarëve të Pejës, Burimit, Klinës, Deçanit dhe Junikut, që në numër sa më të madh të marrin pjesë në manifestimin për të kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin …

Më shumë...

Grabovci: Opozita ka tejkaluar kufijtë e normales

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabvoci, duke komentuar ngjarjet e sotme në Kuvend, ka thënë se opozita ka tejkaluar kufijtë e normales. Pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën alternative, Grabovci tha se deputetët e koalicionit qeverisës nuk duan të vijnë në sallë për të …

Më shumë...

Komra: Gjatë viteteve, 1998-1999 në Kosovë u vranë 13.549 veta, 24 për qind luftëtarë të UÇK-së

Koalicioni “Komra” bëri të ditur për opinion se gjatë luftë së viteteve 1998-1999 në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, pjesa më e madhe e tyre civilë, kurse 24 për qind prej tyre pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prej civilëve të vrarë numërohen 1 mijë e 400 …

Më shumë...

Uniformat me emblema të Kosovës nuk i pranojnë policët serbë, pavarësisht deklaratave zyrtare

Pas reagimit të zyrës për informim të Policisë së Kosovës, se informatat e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, në lidhje me pranimin e uniformave nga ana e policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës dhe mos bartjen e tyre nga pjesëtarët e saj atje nuk është i vërtetë, KosovaPress sjell fakte …

Më shumë...

Vazhdojnë aktivitetet e Partisë Socialiste me moton “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”

Vizita e kreut  të Partisë Socialiste me moton: “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë” u ndal në qytetin e Sarandës. Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria është e gatshme të çojë përpara me kurajo reformat që janë ndërmarrë që nga viti 2013. Mungesa e reformave bëri që drejtoritë arsimore të ktheheshin …

Më shumë...

Aktivisti i Vetëvendosjes Alban Makolli ka rrëfyer për dhunën që ka ushtruar policia

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për medie ka sqaruar rrethanat e  aksionit të fundit,  ku është goditur me ngjyrë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Në njoftimin e Vetëvendosjes, thuhet se Alban Makolli ka rrëfyer për dhunën të cilën ka përdorur policia ndaj tij pas përfundimit të aksionit …

Më shumë...

Ministri, Oliver Spasovski ka filluar hetime të reja për rastin e Kumanovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski,  ka njoftuar se ka filluar hetime të reja për rastin e Kumanovës, me qëllim që të zbardh dyshimet e ngritura në opinion. Ndërsa sa i përket rastit Monstra, Spasovski ka thënë se kjo lëndë me siguri do të shqyrtohet nga ana …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, bisedoi me ambasadorin amerikan në Maqedoni, z. Xhes Bejli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka qëndruar në rezidencën amerikane, në Shkup ku është takuar me Ambasadorin amerikan në Maqedoni, z. Xhes Bejli.  Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bejli shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së Shkupit për përfundim të krizës, …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli fton opozitën të marrë pjesë në punimet e Kuvendit

Pasi ka thirrur seancën plenare të Kuvendit për nesër, 14 dhjetor 2015, pa arritur marrëveshje paraprake me opozitën e bashkuar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në seancë dhe të mos e përjashtojë veten nga punimet e Kuvendit. Opozita ka bërë të …

Më shumë...