leoni

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, mori pjesë në kremtimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, mori pjesë në kremtimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi,Filip Vujanoviq, ka marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të kremtimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi. Në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë kanë marrë pjesë edhe residenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe shumë liderë dhe autoritete të tjera nga rajoni dhe Europa. Në kuadrin e këtyre ceremonive, Nishani zhvilloi edhe një takim dypalësh me Vujanoviqin, të cilin e uroi për përvjetorin si dhe për arritjet e përgjithshme të Malit të Zi në agjendën euroatlantike.  “Jam këtu për të shprehur urimet më të mira dhe të sinqerta të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për ju dhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi, në këtë përvjetor shumë të rëndësishëm të pavarësisë, si dhe t’ju përgëzoj për finalizimin e procesit të integrimit në NATO, të cilin e shoh si një kontribut për të gjithë rajonin tonë”, ka thënë z Nishani. Festimet u përcollën nga të pranishmit në një atmosferë të gëzueshme e të hareshme, ku krahas këngëve e valleve malazeze nuk munguan edhe vallet popullore shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …