Lajmet

U hap Panairit Dimëror, në “Sheshin Skënderbeu” në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mori pjesë në hapjen e Panairit Dimëror, i cili u hap në “Sheshin Skënderbeu” në Prishtinë. Komuna e Prishhtinës është tradicionalisht nikoqire e këtij panairi, i cili organizohet nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim dhe mbështetet nga Komisioni Evropian. Në fjalën e …

Më shumë...

Ministri, Memli Krasniqi takoi ambasadorin kanadez, Daniel Maksimiuk

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin kanadez në Kroaci, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk, ku kanë biseduar lidhur me politikat zhvillimore të ministrisë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë në mes të dy vendeve. Ministri Krasniqi, e …

Më shumë...

U mbajt takimi i katërt i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, mbajti  takimin e katërt, për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për avancimin e reformave për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në fjalën hyrëse, kryeministri i Republikës së Kosovë, njëherësh edhe kryesues i Këshillit, z. Isa Mustafa, foli për rëndësinë dhe rolin e këtij …

Më shumë...

Shaip Muja: Thirrje pozitës dhe opozitës që të bisedojnë për tejkalimin e krizës politike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja, u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës të ulen dhe të bisedojnë për tejkalimin e krizës politike. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse do të lejohej që dikush nga jashtë të …

Më shumë...

Nuk dihen veprimet e opozitës karshi fjalimit të kryetares, Jahjaga

Ende nuk dihet nëse deputetët opozitarë do të bllokojnë me mënyrat e njëjta seancën e Kuvendit, në të cilën është paraparë që kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga të mbajë një fjalim para ligjvënësve. Në takimin e fundit të zhvilluar me të parën e shtetit, krerët e opozigës kanë premtuar se …

Më shumë...

Jahjaga: Do ta mbaj fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovë

Kryetarja  e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se do të mbajë fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, pasi ka obligim kushtetues, të cilin edhe do ta përmbushë. “Ju e dini se edhe me Kushtetutën e vendit është e paraparë adresimi nga ana e Presidentit, dhe unë do ta …

Më shumë...

Aktivistët e Vetëvendosjes hedhin ngjyrë në veturën e ministrit, Abrashi

Aktivistë të Vetëvendosjes sot kanë goditur me ngjyrë makinën e zëdhënësit të Qeverisë, Artan Abrashi. Lajmi është konfirmuar nga Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook. Ky subjekt ka arsyetuar hedhjen e ngjyrës, me faktin se ministri Abrashi para disa ditësh e ka krahasuar forcën më të madhe opozitare në …

Më shumë...

Vuçiq: Serbia llogarit që të mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2019

Serbia llogarit që të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian në fund të vitit 2019 duke ia lënë më pas unionit vendimin për anëtarësimin e saj, ka deklaruar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, pak ditë nga hapja e dy kapitujve të parë negociues BE-Serbi, të hënën e ardhshme në Bruksel. Në negociatat …

Më shumë...

Musliu: Serbia me polici e ushtri po vihet kundër Asociacionit të Komunave Shqiptare

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Jonuz Musliu ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e rëndë të nxënësve shqiptarë në tri komunat e mbetura nën Serbi, si pasojë e mungesës së librave. Në një emision në njërën nga televizionet lokale në Kosovë, ai ka bërë me dije se …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës nuk ka raport të detajuar për shpenzimet që bëjnë deputetët

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kishte premtuar se në mandatin e tij do të ketë një raport të detajuar për të gjitha shpenzimet, por një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani. Instituti Demokratik i Kosovës, që merret me monitorimin e punës së Kuvendit, ka bërë të ditur …

Më shumë...

Lidington: I zhgënjyer me pritjen që Serbia i organizoi kriminelit të luftës

Ministri britanik për Evropën, David Lidington në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Twitter, ka kritikuar pritjen që i ka organizuar Serbia një gjenerali të dënuar për krime lufte në Kosovë. Ministri britanik ka shprehur zhgënjimin me pritjen që i është organizuar gjeneralit, Lazareviq. “I zhgënjyer me …

Më shumë...

Zëvendësministri, Selimi prit në takim amabsadorin e ri austriak

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e sapo-emëruar austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler. Zëvendësministri, Selimi e njoftoi përfaqësuesin austriak për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend. Më pas, diskutimi u përqëndrua në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe atë shumëpalësh, …

Më shumë...

Opozita nesër organizon Manifestim në Gjilan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video-mesazhi publik, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në manifestimin e nesërm në Gjilan. “Qytetarë të Gjilanit dhe të Anamoravës, të bashkohemi nesër në shesh të Gjilanit në ora 13:00 për të protestuar paqësisht kundër marrëveshjeve …

Më shumë...

Minxhozi: Nuk ka nevojë për ndërmjetësim nga Shqipëria

Gjatë një ligjërate të mbajtur në një nga universitetet private në vend, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se kriza aktuale në Kosovë nuk ka nevojë për ndërmjetësim nga Tirana. Sipas tij, zgjidhja e situatës është në duart e krerëve politikë. “Klasa politike duhet ta gjejnë zgjidhjen nëpërmjet dialogut, …

Më shumë...

Kryetarja Jahjaga vlerësoi punën e delegacionit korean për paqe

Kryetarja, Atifete Jahjaga, priti sot në takim udhëheqësin e delegacionit të paqes nga Koreja Jugore, Man Hee Lee. Ajo e përgëzoi delegacionin korean për angazhimin në nismat e paqes, duke shprehur me këtë rast mbështetjen e Kosovës. Ndërkaq, udhëheqësi i këtij delegacioni, Lee e njoftoi kryetaren Jahjaga, për përpjekjet që …

Më shumë...

PK reagon: Asnjë stacion nuk ka refuzuar uniformën e re

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj një shkrimi të afishuar në medie, në bazë të të cilit pretendohet se stacionet policore në pjesën veriore të vendit, me urdhër të Kralevës, kanë refuzuar të veshin uniformat e reja.  Në komunikatën drejtuar medieve, Policia bën të ditur se furnizimi me uniforma të …

Më shumë...