Brickos

Philip Breedlove

Breedlove : Putin dhe Assad përdorin refugjatët si armë për ta lëkundur dhe për ta shkatërruar unitetin evropian

Komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, thotë se fluksi masiv i refugjatëve në Evropë, po shërben si mbulesë për fshehje të terroristëve dhe kriminelëve. Ky fakt paraqet rrezik në rritje për sulm të mundshëm. Gjenerali Breedlove, gjatë një dëgjimi në Senatin e Shteteve të Bashkuara në Uashington, tha se fushata ushtarake ruse në Siri, tash në muajin e gjashtë, e ka “acaruar gjërësisht problemin” e refugjatëve, që po largohen nga lufta civile atje. Ai e ka akuzuar Moskën dhe regjimin e Bashar al-Assadit, për përdorim të migrimit si armë për t’i lëkundur strukturat mbështetëse evropiane dhe për ta shkatërruar unitetin evropian. “Ky kriminalitet, terroristët dhe luftëtarët e jashtëm të kthyer, qartas janë pjesë ditore e fluksit të refugjatëve në Evropë” tha Breedlove, duke shtuar se  përdorimi i bombave-fuçi nga Siria nuk ka qëllim ushtarak, por synon terrorizimin e shtetasve sirianë, që ata të shndërrohen në refugjatë dhe të bëhen problem për shtetet e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …