Visar Ymeri: LDK nën frikën e zgjedhjeve po i ndryshon qëndrimet dhe po futet në diskursin e Vetëvendosjes

Policia e Kosovës arrestoi kryetarin e “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri në banesën e tij në Prishtinë

Nga një komunikatë të Vetëvendosjes, dërguar medieve. është bërë e ditur se nën përcjellje të Policisë, pa paralajmërim apo ftesë paraprake, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri është dërguar me forcë në gjykatë, ku është thirrur si dëshmitar. “Arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit. Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja Vetëvendosje! ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për ‘Zajednicën’ dhe ‘Demarkacionin’”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. “Të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, përfshirë këtu kryetarin Visar Ymeri, shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca apo sekretarin organizativ Dardan Molliqaj, nuk janë njerëz që arratisen prej Kosovës për t’i ikur drejtësisë, siç bëjnë zyrtarët e lartë të partive në pushtet”. “Të gjithë neve na arrestojnë, ndërsa kriminelët dhe multimilionerët e PDK-së dhe LDK-së që janë të paprekshëm. Por nuk do të vijmë vetë në gjyqet politike të urdhëruara nga pushteti. Do të vazhdojmë rezistencën deri sa ta shpërfaqim krejt dhunën policore dhe “standardin”  gjyqësor të këtij pushteti me karakteristika totalitare, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …