Ministri i FSK-së, Haki Demolli, në takimin për fundvit me gazetarë ka deklaruar se përkundër faktit që edhe këtë vit nuk ndodhen ndryshimet legjislative që mundësojnë transformimin e FSK-së në FAK, FSK ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë transformim. Ai ka shtuar me këtë rast se strukturat …
Më shumë...Lajmet
Bekim Sejdiu: Parimet e Asociacionit duhet të rishkruhen në mënyrë serioze
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu ka kundërshtuar vendimin e shumicës së gjyqtarëve sa i përket definimit për Asociaiconin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai vlesëron se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese nuk jep një përgjigje të kënaqshme dhe të kuptueshme për pyetjen e ngritur nga Presidentja nëpërmjet vendimit K0130/15. …
Më shumë...Vendimi i Gjykates Kushtetuese është në përputhje me marrëveshjen e parimeve
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa, tha se u rikonfirmua se Republika Kosovës ka qenë me të drejtë këmbëngulëse që Gjykata Kushtetuese të përfshihet në secilin akt juridik që ka të bëjë me themelimin e asociacionit. Vendimi i Kushtetueses është në përputhje me marrëveshjen e …
Më shumë...Thaçi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin do të respektohet
Zëvendës-kryemnisitri Thaçi tha sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do të respektohet. Të mërkurën, Kushtetuesja tha se marrëveshja për Asociacionin nuk është në tërësi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Do e respektojmë vendimin e Gjykatës në tërësi. Siç parashihet do të …
Më shumë...Myftiu Tërnava uron besimtarët katolikë për Kërshëndella
Me rastin e festës së Kërshëndellave. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar Ipeshkvin, Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë në vend. “Të gjithë meshtarëve dhe besimtarëve katolikë, kam nderin dhe respektin që t’ju përgëzoj me urimet më të sinqerta. Kërshëndellat kanë për simbolikë lindjen, e cila te njerëzimi …
Më shumë...Thaçi: Opozita po i përdor marrëveshjet si pretekst për zgjedhje të reja
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim homologun e tij italian, Paolo Gentiloni. Në këtë takim u fol për të arriturat e vendit, me theks të veçantë agjendën evropiane të Kosovës. Zëvendëskryeministri, Thaçi tha se Kosova është burim i stabilitetit në rajon …
Më shumë...Alarmante: Mërgimtarët zgjedhin rrugët e Serbisë për të ardhur në Kosovë
Me rastin e festave të fundvitit, një numër i madh i mërgimtarëve po kthehen në Kosovë. Për fat të keq, pjesa dërrmuese e tyre po zgjedh Serbinë për të hyrë në territorin e Kosovës. Pavarësisht raportimeve për maltretime, kolona të gjata e bllokime nga autoritetet serbe, mërgimtarët vazhdojnë pa menduar …
Më shumë...Përpjekje për të djegur një veturë zyrtare të Gjykatës Themelore në Ferizaj
Një veturë zyrtare e Gjykatës Themelore në Ferizaj ka shpëtuar pa u djegur, pasi që sigurimi ka hetuar disa persona të dyshimtë që përpiqeshin t’i vinin zjarrin. Ankuesi ka njoftuar se derisa po ruante ndërtesën e Gjykatës Themelore, disa persona të dyshimtë i janë afruar veturës zyrtare. Ata menjëherë kanë …
Më shumë...Mali i Zi, i gatshëm për miratimin e demarkacionit
Mali i Zi është pranë përfundimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Kosovën. Një komision parlamentar tashmë ka paralajmëruar se votimi i kësaj çështje pritet të ndodh brenda këtij viti. Komisioni legjislativ i Kuvendit të Malit të Zi i ka dhënë mbështetje marrëveshjes së nënshkruar me 26 gusht në …
Më shumë...Diplomatët e huaj kundër hapjes edhe një Universiteti të ri tregjuhësh në Shkup
Mediet bëjnë të ditur se diplomatët e huaj të akredituar në Maqedoni kanë qenë kundër hapjes së edhe një Universiteti të ri tregjuhësh në Shkup për qëllime të politikës ditore. Ata shprehen se shtetet e fuqishme të botës kanë ndihmuar dhe do vazhdojnë të ndihmojnë sistemin arsimor në vendin tonë, …
Më shumë...17-vjetori i Betejës legjendare të Llapashticës
Më 24 dhjetor të vitit 1998, filluan betejat e pareshtura dhe të pandërprera në Zonën Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë. Muret e saj ishin çelikosur nga luftëtarët e lirisë që u bënë gurë kalaje dhe nuk mund t’i …
Më shumë...Kirby: Takimi i radhës mes Mustafës dhe Vuçiqit mbahet me 27 janar
Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen me 27 janar në Bruksel. Duke folur mbi procesin e normalizimit të marrëdhënieve, diplomati amerikan ka thënë se “dialogu po lëviz përpara, ndonëse nuk po …
Më shumë...Protesta e qytetarëve që anulon përfundimisht ‘Zajednicën’ dhe largon Isën e Hashimin
Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e Asociacionit të Komunave serbe. Ai ka thënë se protesta e qytetarëve do ta anulojë Zajdenicën dhe do t’i largojë Mustafën e Thaçin. Më 25 gusht Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi thoshin se ‘Zajednica’ e …
Më shumë...Opozita përkrah idenë e kryetares, Jahjaga
Partitë opozitare kanë përkrahur idenë e kryetares, Atifete Jahjaga për themelimin e një komisioni me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do ta shqyrtonin Marrëveshjen për Demarkacionin. Sidoqoftë, ata kanë përsëritur kërkesën që Qeveria paraprakisht të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja aktuale dhe të bëjë shkarkimin e Komisionit, të drejtuar nga …
Më shumë...Vendimi i “Kushtetueses” përbën një moment të rëndësishëm për skenën politike në Kosovë
Kryekuvendari, Veseli përmes një deklarate për opinion ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetues për Asociacionin e Komunave serbe. Ai konstatimin e Kushtetueses e ka quajtur moment të ri në skenën politike. Në këtë deklaratë Veseli ka thënë: Republika e Kosovës është demokraci kushtetuese dhe mbi bazën e këtij parimi fundamental …
Më shumë...Vataj fton qytetarët që t’i kryejnë obligimet ndaj KUR ‘Prishtina’
Në një intervistë për Radion ‘Kosova e Lirë’, kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’, Xhelosh Vataj ka folur për disa nga aktivitetet e kësaj kompanie. Shkarkimin nga Bordi i kaluar, ai e ka cilësuar si të pabazë dhe të nxitur nga interesa të ngushta të disa anëtarëve të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
