Lajmet

Vuçiq dhe Mustafa biseduan përmes telefonit

Qeveria e Serebisë ka bërë të ditur se kryeministri i saj, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Isa Musatafa, lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ndërkohë që  dy kryeministrat kanë konfirmuar gatishmërinë për të  biseduar edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës. …

Më shumë...

Zyrtarët e AME-së kanë konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të shumta

Pas informatave që kanë marrë nga terreni, zyrtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave kanë konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të shumta. Shefi i Qendrës operative në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Mahir Hasani ka deklaruar se gjendja në komunat ku ka pasur vërshime është e rëndë. Ai ka …

Më shumë...

Dëme të konsiderueshme nga vërshimet janë evidentuar edhe në Shqipëri

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha edhe në Shqipëri. Pas analizës së të dhënave nga terreni, Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa rrethe si pasojë e daljes së ujit nga shtrati i lumenjve dhe rrëshqitjet e …

Më shumë...

Opozita vendosi rreth objektit të Qeverisë shiritin me mbishkrimin “Vendi i krimit”…

Aktivistët e  opozitës së bashkuar  sot vendosën rreth  ndërtesës së Qeverisë shiritin me mbishkrimin: “Vendi i krimit: Këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës”, njofton kumtesa nga partitë opozitare, Ata theksojnë se mrrëveshjet e 25 gushtit dhe ajo e 26 gushtit, janë marrëveshje kriminale që e dëmtojnë rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të …

Më shumë...

50 të vrarë dhe afro 100 të plagosur pësuan sot nga një sulm me kamion – bombë, në Libi

Së paku 50 vetë janë vrarë dhe afro 100 të tjerë janë plagosur sot nga një sulm me kamion – bombë, në një qendër stërvitore të policisë në qytetin Zilten, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Libisë, Ammar Mohammed Ammar. Ky ishte njëri nga sulmet më vdekjeprurëse që …

Më shumë...

Përdhoset Flamuri kombëtar i shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi

Flamuri kombëtar i shqiptarëve,  i cili ishte vendosur në një pllakë të metaltë,  në urën e Tërgajes, mbi Lumin Cem, në Tuz të Malit të Zi  është përdhosur  nga persona të deri tani të paidentifikuar. Ky veprim vandalist kundër  flamurit kombëtar me të drejtë po konsiderohet si provokim kundër të …

Më shumë...

Partnerët e koalicionit të sigurt se Thaçi do të zgjidhet president

Dy partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, janë të bindura se marrëveshja për bashkëqeverisje do të jetësohet në tërësi, që nënkupton edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit si kryetar i Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit e koalicionit shprehen të sigurt për zgjedhjen e Thaçit në këtë post, duke u bazuar në …

Më shumë...

Opozita anulon një aktivitet për shkak të të reshurave të shiut

Tri subjektet opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën kanë anuluar një aktivitet të paraparë për ditën e sotme. Këto tri parti kishin paralajmëruar mbajtjen e një aktiviteti në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Përmes një njoftimi për medie, opozita ka njoftuar se ky aktivitet është shtyrë për shkak të të …

Më shumë...

Tahiri: Në mars Kosova do ta ketë kodin e saj telefonik

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se marrja e kodit shtetëror telefonik do t’i sjellë Republikës së Kosovës përfitime në planin politik, ekonomik dhe të sigurisë, si dhe të do mundësojë shërbime më cilësore dhe me kosto më të favorshme për qytetarët. Në një intervistë për ditoren …

Më shumë...

Qytetarët e Gjakovës po protestojnë kundër kthimit të kriminelëve serbë në vendin e krimit

Qindra qytetarë në Gjakovë janë mbledhur para Kishës serbe të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve nga Serbia me rastin e festës së tyre fetare. Qyetetarët dhe familjarë e të pagjeturve po kundërshtojnë kthimin e kriminelëve në vendin e krimit, në Gjakovë, ku forcat ushtarake e policore serbe …

Më shumë...

Mediet në Serbi lavdërojnë “Stupat”, të cilët poshtërojnë UÇK-në

Vëllezërit nga gjaku edhe mund ta harrojnë njëri tjetrin, por kumbarët e pobratimët shqiptaro-serbë nuk e harrojnë gjakun e përzier dhe bashkim-vëllazërimin  dikurshëm. Ashtu sikur edhe është pritur, shtypi dhe mediet  në Serbi kanë mbështetur dhe  lavdëruar grupin e artistëve kosovarë, “Stupcat” të cilët satirizojnë dhe diskreditojnë luftën e UÇK-së.  …

Më shumë...

Vazhdohet masa e arrestit shtëpiak për deputetët e opozitës

Deputetëve të opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi, sot iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Në paraqitjen para Gjykatës, deputeti Albin Kurti tha se nuk mbrohet e as nuk hesht sepse konsideron se po gjykohet nga një trup gjykues  jo i duhur. Edhe deputetët e …

Më shumë...

Visar Ymeri: Thaçi ka krijuar “Qeverinë e Rashkës

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar kundër deklaratës së Hashim Thçit i cili pretendon të emërohet kryetar i Kosovës. Në reagimin e Ymerit thuhet: Zëvendëskryeministri, që mezi pret të bëhet kryetar, ka shkruar një hartim, ku si zakonisht kërcënon opozitën, se gjoja po vepron për pushtet dhe  harron që …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Ka rrezik nga marrëveshje të reja antikushtetuese të Kosovës me Serbinë

Dje në orët e pas ditës, mediet kishin publikuar një titull intrigues: “Mustafa: Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”. Interesant?! A është e mundur, këta njerëz që kaq lehtë i gjunjëzohen Serbisë, të jenë kaq trima me Brukselin e fuqishëm?! Zoti hair e baftë! Nuk e di çka mendojnë …

Më shumë...

Avokati i njohur Tomë Gashi, do të marrë pjesë në protestën e opozitës më 9 janar

Avokati i mirënjohur, Tomë Gashi, ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e opozitës me 9 janar. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pas përfundimit të mandatit të Gjykatës Speciale do të bëhet pjesë e  politikës. Avokati i njohur për mbrojtjen e eprorëve dhe lutëtarëve të UÇK-së, …

Më shumë...

Pritet të ngrihen aktakuza për nëntë deputetë të opozitës

Prokuroria Themelore e Prishtinës, këtë javë do të finalizojë hetimet ndaj nëntë deputetëve të tri partive opozitare, lëvizjes “Vetëvendosje”, AAK-së dhe Nismës, të cilët po dyshohen për disa vepra penale, kryesisht për veprimet në Kuvendin e Kosovës. Në grupin e parë, prokuroria i ka përfshirë deputetët e VV-së, Ismajl Kurteshi …

Më shumë...