Lajmet

PDK propozon kundërkandidatin për president

Në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike të Kosovës, është propozuar që Rafet Rama të jetë kundërkandidat i Hashim Thaçit për postin e presidentit të Republikës. Në këtë mbledhje, siç bëjnë me dije burime brenda PDK-së, është shqyrtuar edhe sigurimi i kuorumit të nevojshëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. …

Më shumë...

Kosova do t’i investojë 450 mijë euro për Kosovën Lindore

Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve të Kosovës Lindore, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala bashkë me kreun e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum parasheh investimin e 450 mijë euro për sferën e kulturës në Bujanoc dhe Preshevë. Kryetari i …

Më shumë...

Komuna e Prishtinës: Nuk është arritur koalicion me AAK-në

Komuna e Prishtinës ka mohuar zërat mbi arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje midis Vetëvendosjes dhe AAK-së në kryeqytet. Sipas nënkryetarit, Dardan Sejdiu, nuk ka pasur ndonjë takim të veçantë me përfaqësuesit e AAK-së, por nuk ka përjashtuar mundësinë që kjo të ndodh në të ardhmen. Në rast të një …

Më shumë...

Ka vdekur, Feride Krasniqi, nëna e dëshmorit, Imer Krasniqi nga Carralluka e Malishevës

Sot pas një sëmundje, ka vdekur,  Feride Krasniqi, nëna e Dëshmorit të Kombit, Imer Ramë Krasniqi nga Carralluka e Malishevës. Varrimi i nënës së dëshmorit bëhet sot, në orën 14:00 në varrezat e fshatit Carrallukë. Familja Krasniqi e Carrallukës është e njohur për tradita atdhetare në luftë për çlirimin e …

Më shumë...

Rexhep Qosja: Mandati im si mandat shpirtëror dhe kulturor është i përjetshëm…

Përmes një reagimi dërguar medieve, profesor doktor, Rexhep Qosja ka thënë se nuk pranon propozime për mandate të përkohshme politike. Në reagimin e tij Qosja ka saktësuar:  “U përdorët besoj pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën. Më erdhi keq për ju dhe m’u dhimbsët. Treguat se ende …

Më shumë...

Kuvendi gjatë muajit shkurt pritet të mbajë seancë për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës e ka vazhduar pushimin dimëror më shumë sesa parashihet me rregullore. E edhe pse po kalon një muaj, për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të opozitës ende nuk është caktuar seanca e parë e kuvendit për këtë vit.  Kryesia e Kuvendit nuk caktoi datën e seancës së …

Më shumë...

Selimi: Serbia i ka përgjuar edhe ndërkombëtarët në Kosovë

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se agjentët serbë përpos qytetarëve të Kosovës, kanë përgjuar edhe personalitetet e rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë, të cilat i kanë kryer në llogari të shërbimit të fshehtë rus. Pas publikimit të skandalit se BIA serbe ka kryer përgjime telefonike në Vala …

Më shumë...

Koci: Lushtakun e kthyen në burg pa lejen e mjekëve

Pas dy ditë qëndrimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Lushtaku është dërguar sërish në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, ka bërë të ditur se policia e EULEX-it e ka marrë Lushtakun pa lejen e ekipit mjekësor kujdestar. Sipas avokatit Koci, …

Më shumë...

Haradinaj: Me pozitën bisedojmë vetëm për caktimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress, ka folur për zhvillimet në vend dhe vendosmërinë e opozitës, që vendi të organizojë dhe të mbajë sa më parë zgjedhje të parakohshme. Mundësia e vetme dhe e fundit janë zgjedhjet. Nuk do të ketë funksionim normal të punës së …

Më shumë...

Në Bruksel do të bisedohet për vijën ajrore Prishtinë-Beograd

Në takimin e radhës në Bruksel, që do të mbahet nesër, në mesin e temave që do të bisedohen janë Asociacioni i Komunave Serbe si dhe një varg temash të tjera, të diktuara nga Beogradi. Sipas gazetës serbe ‘Danas’, në këtë takim zyrtarisht do të bisedohet për Asociacionin, targat e …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi është takuar me kryetaren Jahjaga dhe kryekuvendarin Veseli

Zëvendës- kryeministri Hashim Thaçi sot është takuar me kryetaren e Shtetit, Atifete Jahjaga dhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.  Burime të medieve brenda Kuvendit të Kosovës kanë parë Thaçin duke hyrë në zyrën e Jahjagës dhe Veselit, derisa nuk dihet nëse takimet kishin karakter organizativ për seancën e zgjedhjes së …

Më shumë...

Zyrtarët serbë paralajmërojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Zyrtarët e Qeverisë serbe kanë shtuar paralajmërimet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës. Gjatë vizitës së djeshme në Ranillug, drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim Admiralin Mark Ferguson

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot, në një takim pune Komandantin e Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III.  Gjeneral Rama, falënderoi admiralin Ferguson për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për Kosovën e …

Më shumë...

Pacolli: Presidenti të zgjedhet nga populli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka përsëritur qëndrimin e tij se presidenti duhet të zgjedhet vetëm nga populli. Ai në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ka bërë të ditur se kryetari i shtetit duhet të zgjedhet nga populli, në të kundërtën, vendi do të hyjë …

Më shumë...

Thaçi priti në takim ambasadoren kroate në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi priti sot ambasadoren e sapo-emëruar të Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanoviq. Duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadores kroate, Thaçi vlerësoi se Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe gjëra të përbashkëta. Me këtë rast, ai falënderoi ambasadoren kroate …

Më shumë...

BE mund të pezullojë Shengenin

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian, në takimin e djeshëm kanë vendosur që të përgatisin një bazë ligjore dhe politike për rikthimin e kontrolleve kufitare brenda zonës së Shengenit deri në dy vjet. Sipas ministrit holandez për Migrim, Dijkof Klaas, ministrat janë pajtuar për kërkesën drejtuar Komisionit Evropian rreth përgatitjes …

Më shumë...