leoni

Lajmet

Deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku ka deklaruar për mediet se PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë-Kurti

Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku ka deklaruar  për mediet se PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë-Kurti. Ai ka qartësuar se nuk ka nxitur dhunë në Kuvend, sepse uji me të cilin e kam lagur  kryeministrin nuk mund t’ i  pastrojë ndyrësirat e tij. Sa i …

Më shumë...

LDK ka kërkuar përgjegjësi politike për audio-incizimet në të cilat Mimoza Kusari, pranon se ka biseduar me Millan Radojçiqin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe  për skandalet e fundit të partisë në pushtet. Në komunikatë për media të lëshuar nga LDK pas këtij takimi, thuhet se partia që drejton Abdixhiku …

Më shumë...

OVL e UÇK-së mori vendim për të penguar funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vendosur që të pengojë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat. Reagimi i kësaj organizate ndodh për shkak të përjashtimit të veteranëve nga paga minimale, që është miratuar në lexim të dytë të enjten …

Më shumë...

Në seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së, u pranua si provë materiale një intervistë e Rrustem Mustafës

Sot në Gjykatën Speciale, ka vazhduar gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër kreut të UÇK-së me dëshmitë e Rrustem Mustafës

Sot në seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale  kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është pranuar si provë materiale video dhe transkripti i intervistës së Rrustem Mustafës- Remit,  dhënë për BBC-në për kohën e Konferencës së Rambujesë. Fillimisht mbrojtja e Thaçit, avokati Luka Mishetiq …

Më shumë...

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Kryeshefit të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujkës dhe një ish-zyrtari të Komunës së Mitrovicës

Prokuroria Speciale, sot ka konfirmuar  arrestimin e Kryeshefit të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujkës dhe një ish-zyrtari të Komunës së Mitrovicës, pas një bastisje me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Sipas Prokurorisë, gjatë bastisjes në dy lokacione, pronë e Mujkës dhe zyrtarit të komunës në njërin janë gjetur dhe sekuestruar shuma …

Më shumë...

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica thotë se është i papranueshëm komunikimi me kriminelët të cilët janë në listën e zezë

Visar Korenica, kërkon qasje në dokumente, për shpenzimet nga rezervat shtetërore, pasi pagesa ishte bërë, por malli nuk kishte ardhur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica thotë se është i papranueshëm komunikimi me kriminelët të cilët janë në listën e zezë të Amerikës. Këtë deklaratë ai e dha duke e komentuar audioincizimin e publikuar në media, e në të cilin është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, …

Më shumë...

Eman Rrahmani: Unë e kam pasur qëndrimin tim, Mimoza Kusari i takon një subjekti tjetër politik, ajo nuk më përfaqëson mua

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka folur në lidhje me incizimet e bisedës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq. Ai në lidhje me këtë tha se Kusari-Lila vjen nga një subjekt tjetër politik dhe u shpreh se nuk ndihet …

Më shumë...

Bashkimi Evropian pret hapa të tjerë nga Kosova në përmbushjen e kërkesave të paraqitura nga blloku evropian për të hequr masat

Heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri, thanë burimet diplomatike. Sipas këtyre burimeve, këto hapa …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni

Hykmete Bajrami: Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni. Ajo ka deklaruar se i fundit arrestim për korrupsion është Faruk Mujka, kryeshef i ndërmarrjes publike “Ibër -Lepenci”. “Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, partinë në pushtet e ka kapluar korrupsioni. …

Më shumë...

Në një ceremoni të organizuar sot kanë diplomuar 490 kadetë policorë në gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës

Në një ceremoni të organizuar sot kanë diplomuar 490 kadetë policorë në gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës

Sot kanë diplomuar sot 490 kadetë policorë në gjeneratën e 58-të të Policisë së Kosovës, në mesin e të cilëve 46 janë femna e 85 të tjerë nga komunitetet joshumicë. Në ceremoninë e diplomimit, krerët e shtetit kanë theksuar se Policia e Kosovës është prioritet për Qeverinë e Kosovës. Kryetarja …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Qeveria po na ngul thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në kategoritë e lirisë

Ramush Haradinaj: Qeveria po na ngul thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në kategoritë e lirisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi pushteti i ka lënë jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së. Ai ka thënë se zbardhja e koordinimit të fshehtë të përfaqësuesve të Albin Kurtit me armiqtë e shtetit të Kosovës, për të përmbysur kategorinë më të shenjtë – …

Më shumë...

Theo Francken: Belgjika e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Asamblen Parlamentare të NATO-s si anëtare e asociuar

Theo Francken: Belgjika e mbeshtet anëtarësimin e Kosovës në Asamblen Parlamentare të NATO-s si anëtare e asociuar

Kreu i delegacionit belg në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, Theo Francken, ka thënë se Belgjika është pro anëtarësimit të Kosovës në Asamblen Parlamentare të NATO-s, si anëtare e asociuar. Ai bashkë me një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës, u takua sot me delegacionin e …

Më shumë...

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Skenat e dhunës brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, kanë marrë vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve. Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar duke thënë se skenat e dhunës, janë “imazhe jo të mira”. Në Kuvend gjatë ditës së djeshme ka pasur përleshje fizike në mes të deputetëve të …

Më shumë...

Manuel Sarrazin: Reduktimi 25% i prezencës së policisë në veri është veç hap i parë por që nuk i përmbush kërkesat EB-së

Manuel Sarrazin: Reduktimi 25% i prezencës së policisë në veri është veç hap i parë por qartësisht që nuk përmbush kërkesat EB-së

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka komentuar hapin e parë të Qeverisë së Kosovës drejt shtensionimit të situatës në veri. Sarrazin ka thënë se reduktimi për 25 përqind i pranisë së policisë në dhe pranë objekteve komunale në komunat në veri, është hap pozitiv, …

Më shumë...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me takimet konsultative, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë, me qëllim ndërtimin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me takimet konsultative, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë, me qëllim ndërtimin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me takimet konsultative, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë, me qëllim ndërtimin e masës kritike kundër pushtetit aktual të Albin Kurtit, për gjetjen e një “rruge të tretë” për ta bërë Kosovën vend normal, zhvillimor e euroatlantik. Në takimin e mbajtur …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës gjatë tërë ditës së djeshme ka kaluar një ditë të rëndë, me përleshje dhe me shumë tensione

Kuvendi i Kosovës gjatë tërë ditës së djeshme ka kaluar një ditë të rëndë, me përleshje dhe me shumë tensione

Shkas për përleshjet mes ministrave dhe deputetëve të opozitës dhe pozitës, dje  në Kuvendin e Kosovës, u bë zbardhja e një bisede sekrete të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me kryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku zonja Kusari, mes tjerash kishte kërkuar që deputetët serbë të …

Më shumë...