Shon Bërns: Nuk ka prova që ndonjë udhëheqës nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së të ketë dhënë urdhër për ndonjë rrëmbim apo ndalim

Shon Bërns: Nuk ka prova që ndonjë udhëheqës nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së të ketë dhënë urdhër për ndonjë rrëmbim apo ndalim

Ish-diplomati amerikan, Shon Bërns,  po vazhdon dëshminë e tij në rastin e pretenduar penal kundër  krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Në deklaratën e tij të fundit, ai tha se nuk ka prova që ndonjë udhëheqës nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka dhënë urdhër për ndonjë rrëmbim apo ndalim. Byrnes gjithashtu foli për rolin e Thaçit në kohën e luftës, duke thënë se nuk mbaj mend që Thaçi të jetë përfshirë drejtpërdrejt me komandantët në terren. Sipas tij, Shtabi i Përgjithshëm ka vepruar si Ministria e Jashtme e UÇK-së dhe ka pasur dy grupe në diasporë me qëllime të ndryshme, Kjo ka qenë ndjesia. Ai gjithashtu shpjegoi se disa komandantë ishin kundër riorganizimit të zonave të UÇK-së dhe se ata kishin burimet e tyre për të siguruar armatime. Në fund, Byrnes tha se UÇK-ja nuk kishte besim në Ibrahim Rugovën, duke e shikuar atë si dikë të gatshëm të pranonte një marrëveshje që e linte Kosovën si pjesë të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Forca e Sigurisë së Kosovës tregon kapacitetet e veta në stërvitje, ajo është e gatshme për ta mbrojtur Kufirin

 Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të demonstrojë fuqinë  dhe përgatitjen në një kohë kur …