Lajmet

Arsim Bajrami: Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Hagë, kjo nuk konsiderohet ndërhyrje

Dr. Arsim Bajrami

Akademik Arsim Bajrami ka deklaruar se Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Gjykatën Speciale të Hagës dhe se kjo nuk përbën ndërhyrje në pavarësinë e saj. Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë detyrë të sigurohen që drejtësia të respektojë standardet më të larta.“Republika e Kosovës ka …

Më shumë...

Qeveria në detyrë shpenzon mbi 1.3 milionë euro për vetura zyrtare në gjashtë muaj, edhe Presidenca e Kuvendi shtojnë mbi 332 mijë euro

Sipas raportimeve në media, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti (janar–qershor 2025), disa ministri të Qeverisë Kurti kanë shpenzuar mbi 1.3 milionë euro për blerjen e veturave zyrtare, pavarësisht se kabineti aktual qeveris me mandat të përkohshëm dhe pa legjitimitet të plotë. Nga raporti gjashtëmujor i buxhetit, …

Më shumë...

Artan Behrami: Donika Gërvalla i ka shtruar terrenin Serbisë, diplomacia kosovare në kolaps total

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, se me veprimet e saj i ka bërë favore Serbisë dhe ka ndihmuar në përforcimin e narrativës kundër UÇK-së. Behrami e quajti “kolaps total diplomatik” mënyrën si është udhëhequr diplomacia kosovare …

Më shumë...

Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte, del para Gjykatës në Prishtinë për masën e paraburgimit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për Ramadan Morinën, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile. Ai u paraqit sot, më 14 gusht, para gjykatës, pas arrestimit nga Policia e Kosovës disa ditë më parë. Sipas Prokurorisë Speciale, Morina akuzohet se në periudhën 29-31 mars 1999, …

Më shumë...

Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit po sulmohet çdo ditë, pa shqiptarët nuk ka shtet stabil

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Akademinë Solemne të mbajtur me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka më shumë se kurrë nevojë për respektim të plotë dhe të sinqertë të kësaj marrëveshjeje, e cila, sipas tij, po sulmohet çdo …

Më shumë...

Edi Rama: Situata me zjarret është përmirësuar, por rreziku mbetet i pranishëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar sot se situata me zjarret në vend është përmirësuar, pas disa ditësh të vështira në disa zona të prekura. Rama ka publikuar një fotografi që pasqyron përpjekjet e institucioneve shqiptare për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit. Ai ka theksuar se i …

Më shumë...

Gjykata e Hagës ia mohon Fahri Fazliut të drejtën për ta takuar babanë, ish-ushtarin e UÇK-së Fadil Fazliu

Fahri Fazliu, djali i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, i cili po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë, ka bërë të ditur se prej gati një viti nuk i lejohet asnjë kontakt me të atin. Ai thotë se, …

Më shumë...

Memli Krasniqi pas vizitës në Hagë: Drejtësia për çlirimtarët po afrohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim prej gati pesë vitesh. Krasniqi e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tyre si të tejzgjatur dhe të padrejtë, por shprehu bindjen se …

Më shumë...

Kancelari austriak në Beograd: Dialogu Kosovë–Serbi nuk ka alternativë

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, gjatë një konference për media në Beograd, ka përsëritur qëndrimin se sipas këndvështrimit të Bashkimit Europian, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet pa alternativë, duke shtuar se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje. “Vërtet besoj se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje, pavarësisht …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Kosova në prag të “depresionit ekonomik e social”, aktgjykimi i Kushtetueses pa sqarim për pasojat pas afatit 30-ditor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë dy deklarata të forta në emisionin “Debat Plus” në Dukagjini, duke ngritur alarmin për gjendjen ekonomike e sociale të vendit dhe duke komentuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Në lidhje me situatën aktuale, Limaj tha se Kosova ka arritur “limitet e …

Më shumë...

Besnik Tahiri kritikon Qeverinë e Kosovës për heshtjen ndaj zjarreve në Shqipëri: “Flamuri s’fik zjarrin”

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë në detyrë, duke e akuzuar për mungesë të reagimit dhe veprimeve konkrete përballë zjarreve që kanë përfshirë disa zona në Shqipëri. Tahiri tha se qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë deklaratë e as ka ndërmarrë …

Më shumë...

Kushtetuesja urdhëron ndryshimin e Statutit të ShSKUK-së: Cenon të drejtën e qytetarëve për kujdes shëndetësor

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese ka shpallur jo kushtetues një paragraf të nenit 11 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të miratuar nga Qeveria në dhjetor 2023. Sipas aktgjykimit të publikuar të mërkurën, statuti nuk ka përfshirë shërbimet e kujdesit mendor në listën e shërbimeve të spitaleve të përgjithshme, …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese mbetet vendimmarrëse për zgjedhjen e kryeparlamentarit, masa e përkohshme ende në fuqi

Pavarësisht disa ditëve që kanë kaluar nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e kryeparlamentarit, masat e përkohshme që ndalojnë mbajtjen e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të jenë në fuqi. Nga Gjykata Kushtetuese bëjnë me dije se aktgjykimi për rastet KO193/25 dhe KO196/25 do të publikohet …

Më shumë...

Gjenerali amerikan Sean Flynn viziton Kosovën për të diskutuar sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral-brigadierin Sean Flynn, përfaqësues ushtarak i SHBA-së në detyrë në Komitetin Ushtarak të NATO-s. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, vizita e gjeneralit Flynn ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet SHBA-së, Ministrisë së …

Më shumë...

Hykmete Bajrami paralajmëron Komision Hetimor për sektorin e energjisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se puna e parë e Kuvendit pas konstituimit dhe formimit të Komisioneve Parlamentare do të jetë ngritja e një Komisioni Hetimor për sektorin e energjisë. Bajrami ka theksuar se ky komision do të hetojë në veçanti veprimtarinë e …

Më shumë...

Ambasada e Shqipërisë mohon ta ketë ftuar Mefail Shkodrën në aktivitetin festiv

Mefail Shkodra, i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që ndodhi të dielën në Gjilan, ka qenë subjekt i spekulimeve pasi disa fotografi të publikuara treguan të njëjtin person pranë presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe kryetarit …

Më shumë...