leoni

Lajmet

Edita Tahiri: Albin Kurti duhet ta kushtëzojë formimin e Asociacionit në Kosovës me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kushtëzojë formimin e Asociacionit me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë. Tahiri ka thënë se Kurti duhet të kërkojë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë. Pasi Serbia nuk dëshiron të dëgjojë për Kushtetutën …

Më shumë...

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për kthimin në pikën zero të zgjedhjes së guvernatorit të Bankës Qendrore

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për kthimin në pikën zero të zgjedhjes së guvernatorit të Bankës Qendrore, mos emërimit të Bordit të Trustit Pensional dhe për ministritë që janë me ushtrues detyre të sekretarit. Ai ka thënë se qeveria ka dështuar në menaxhim publik dhe se veprimet me …

Më shumë...

Enkelejd Alibeaj ka vendosur të japë dorëheqjen si drejtues i PD-së dhe i grupit parlamentar pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit

Enkelejd Alibeaj

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj bëri me dije se ka vendosur që të japë dorëheqjen si drejtues i PD dhe i grupit parlamentar pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj theksoi se duhet të bëhet riorganizim i partisë, dhe të shkëputet nga Berishizmi. Mes tjerash, Alibeaj …

Më shumë...

15 vjet të Marrëdhënieve Diplomatike Gjermano-Kosovare – Street Show në Prishtinë

15 vjet të Marrëdhënieve Diplomatike Gjermano-Kosovare – Street Show në Prishtinë

 Me rastin e 15-vjetorit të marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare, Ambasada Gjermane në Prishtinë, së bashku me organizata dhe institucione të shumta gjermane dhe me lidhje gjermane në Kosovë do të organizojnë një “Street Show” të shtunën, më 20 maj 2023 nga ora 13:00 deri në orën 16:00 në Sheshin “Zahir …

Më shumë...

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka vazhduar ta marrë në pyetje dëshmitarin e katërt, me kodin 4748, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka vazhduar  marrjen në pyetje të dëshmitarit të katërt, me kodin 4748, në gjykimin ndaj Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit. Sikur se ditëve të tjera seanca është duke u mbajtur në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mbrojtja e Selimit ka filluar me …

Më shumë...

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi mbresëlënës rezultatin e arritur nga PS në zgjedhjet e 14 majit

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës Erion Veliaj e cilësoi mbresëlënës rezultatin e arritur nga PS në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Euronews, Veliaj tha se Meta dhe Berisha nuk kanë lidhje me realitetin pasi jetojnë fizikisht në vilat e tyre luksoze në Gjirin e Lalzit. “Unë …

Më shumë...

Ariana Musliu-Shoshi: Albin, vetëm dorëheqja mund të të shpëtojë nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës,  Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi ka komentuar zhvillimet e fundit në dialogun rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ajo ka thënë se vetëm dorëheqja mund ta shpëtojë kryeministrin, Albin Kurtin nga asociacioni. Duke arrë parasysh faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që …

Më shumë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta sa herë që i kanë humbur zgjedhjet në Shqipëri, si në të kaluarën edhe tani, po e akuzojnë pozitën

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha i shpallur non grata për korrupsion, ka përfunduar për më pak se dy orë

Kryetari i demokratëve të “Foltores”, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp,  ka akuzuar drejtësinë dhe qeverinë Rama, të cilët sipas tij  janë përpjekur të asgjësojnë me çdo kusht opozitën. Në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji, PD-ja, forca kryesore opozitare u fut në zgjedhje pa logo dhe emri …

Më shumë...

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojte në liri të të pandehurit, Nagip Krasniqi

Me urdhër të Prokurorisë është arrestuar Nagip Krasniqi, krye-shef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale

Gjykata  Supreme e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë ndaj të pandehurit Nagip Krasniqi, të paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Supremja e ka vlerësuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin nga …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Samitin e Këshillit të Evropës në Islandë, akuzoi Gjykatën Speciale, që u bazua në raportin e Dik Martit

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e Këshillit të Evropës, që po zhvillohet në Islandë. Në fillim të takimit të tij  në këtë samit  ai sjellë në vëmendje gjykimin e padrejtë që po u bëhet krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Unë them se …

Më shumë...

Ambasadori amerikan, Hovenier, ka thënë se kryetarët e rinj në veri duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është cituar të ketë deklaruar se zgjedhjet që u mbajtën më 23 prill në katër komunat veriore ishin “konform ligjeve të Kosovës, të mandatuara me Kushtetutë. Lidhur me kryetarët e rinj të komunave në veri, Hovenieri ka thënë se …

Më shumë...

Arben Mustafa: PDK-ja ka iniciuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronë, pasi rritja e barrës tatimore po i varfëron qytetarët

Koordinatori  i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa përmes një konference për media ka njoftuar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka inicuar në Kuvendin e Kosovës ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Ai tha se kjo nismë …

Më shumë...

Ambasadori, Christopher Hill, kërkon të formohet Asociacioni i komunave serbe, pasi këtë e mbështet edhe Amerika

Christopher Hill

Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, kërkon  të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pasi që politikë-bërësit në Amerikë besojnë në këtë. Zgjidhja e çështjeve teknike në politikë nuk është për njerëzit që duan zgjidhje të shpejta, tha Hill në një intervistë për televizionin kroat. Ambasadori Hill e vlerësoi …

Më shumë...

Elisa Spiropali: Shkodra e bëri dallimin mes mashtruesit dhe të sinqertit, seriozit dhe qesharakut, punëtorit dhe parazitit

Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike në qarkun e Shkodrës u shpreh sot se, zonjat dhe zotërinjtë e Shkodrës e bënë dallimin mes mashtruesit dhe të sinqertit, seriozit dhe qesharakut, punëtorit dhe parazitit. Ajo renditi përmes një shkrimi në rrjetet sociale arsyet pse ajo …

Më shumë...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Ukraina do të marrë mbështetje nga Perëndimi derisa të arrihet një paqe e drejtë

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, në samitin e Këshillit të Evropës, që po mbahet në Rejkjavik bëri thirrje që të mbahen kontaktet me Rusinë pavarësisht nga presidenti rus,  Vladimir Putin dhe qeveria e tij. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të përfundonte në një moment, tha Scholz. Dhe një gjë është …

Më shumë...

Jörn Rohde: Kosova ka obligim ta hartojë draftin për Asociacionin, pasi një version i tij nuk është i mjaftueshëm

Jorn Rohde

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se Kosova ka obligim ta hartojë draftin për Asociacionin dhe se një version i tij nuk është i mjaftueshëm. I pyetur se kush do të mundë ta hartonte draftin më të mirë, Rohde tha se është vetë Kosova …

Më shumë...