Njoftime

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, përmes një postimi, u ka uruar ditëlindjen Jakup Krasniqit dhe Salih Mustafës

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, përmes një postimi, u ka uruar ditëlindjen Jakup Krasniqit dhe Salih Mustafës

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, përmes një postimi, ka uruar ditëlindjen e Jakup Krasniqit dhe Salih Mustafës i njohur si “Cali”. Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, keni pritur largë familjes e vendit për të cilin keni dhënë aq shumë kontribut. Përmes urtësisë tuaj, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave …

Më shumë...

Organizuar nga dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në Malishevë, u shënua 30 dhjetori – Dita e Veteranit

Organizuar nga dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në Malishevë, sot u shënua 30 dhjetori – Dita e Veteranit. Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili vlerësoi lartë veprën dhe sakrificën e veteranëve të luftës së lavdishme …

Më shumë...

Në orët e vona të natës, ka ndërruar jetë Shehide Krasniqi, nëna e luftëtarëve të lirisë, heronjve të kombit, Mujë e Ali Krasniqi

Në orët e vona të natës, ka ndërruar jetë, Shehide Krasniqi, nëna e luftëtarëve të lirisë, heronjve të kombit, Mujë Halil Krasniqi dhe  Ali Halil Krasniqi. Lajmin e ka bërë të ditur nipi i tyre, Ismeti, djali i heroit,  Beqir Gashi. Mujë Krasniqi dhe  Ali  Krasniqi, kanë rënë në altarin …

Më shumë...

KQZ-ja ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të planifikuara për datën 9 shkurt 2025. Sipas postimit të KQZ-së, aplikimi për akreditim është i hapur për: Subjektet politike, Organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve …

Më shumë...

Kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, njofton se energjia elektrike për Festën e Vitit të Ri, ende është e pasigurt

Evetar Zeqiri, kryeshefi skandaloz i KOSTT-it, ka deklaruar se nuk mund të garantojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë natës së Vitit të Ri. Ai theksoi se situata mbetet e paqartë dhe ka bërë apel për kursimin e energjisë në këtë periudhë. Prodhimi është sipas planit, por konsumi ka …

Më shumë...

Arsim A Bajrami:  Manifestim Përkujtimor kushtuar rapsodit Nazmi Jakupi

Manifestim Përkujtimor kushtuar rapsodit Nazmi Jakupi – Naz Gërdoci, me ç’rast do të bëhet edhe promovimi i këngës dedikuar këtij artisti. Manifestimi do të mbahet më 28 dhjetor 2024 (e shtunë), me fillim në ora 13:00 në Teatrin “Avdush Hasani” në Besianë. Moderator: Abdullah Blakçori Skenari: Nijazi S Latifi Organizator: …

Më shumë...

Është ndarë nga jeta Miradije Bajçinca, bashkëshortja e nacionalistit të NDSH-së, Nebih Bajçinca

Në moshën 82-vjeçare, pas një beteje me sëmundjen, është ndarë nga jeta Miradije Bajçinca. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Rubovc, komuna e Lipjanit. Miradije Bajçinca ishte jo vetëm bashkëshorte, por edhe një bashkudhëtare e denjë e nacionalistit të NDSH-së, Nebih Bajçinca. Jeta e …

Më shumë...

Njoftim mortor për prof. Flutura Brovina Dibra (1953–2024)

Me dhembje të thellë ju njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 23 dhjetor 2024, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare bashkëshortja, nëna, motra dhe gjyshja jonë e dashur, Prof. Flutura Brovina Dibra (1953–2024) Varrimi i të ndjerës u bë ditën e enjte, më 26 dhjetor 2024, në ora …

Më shumë...

Arrestohen katër persona mbi dyshimin se kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprës penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”

Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka arritur me sukses të arrestoj katër persona (meshkuj, kosovarë të moshës madhore) mbi dyshimin se të njëjtit ishin përfshirë në kryerjen e veprës penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”. Më datë 05.11.2024, një qytetar ka raportuar …

Më shumë...

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj përfunduan dënimet me burg efektiv, dhe lirim me kusht, nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, dhe nënkryetari i Nasim Haradinaj, kanë bërë të ditur se ka kanë kryer dënimin e  tyre nga Gjykata Speciale. Ata janë njoftuar zyrtarisht nga Gjykata për përfundimin e dënimit dhe për kthimin e gjësendeve personale. Haradinaj, dhe Ngucati shprehin shqetësimin për shokët e …

Më shumë...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes

Ipeshkvi i Kosovës,  Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes. Në fjalimin e tij, ai ka bërë të ditur se i pranishëm pos liderëve dhe politikanëve të shtetit, ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Ai ka thënë se paqja duhet të mbretërojë në …

Më shumë...

Në Komunën e Malishevës u shënua një ditë e rëndësishme për arsimin, me përurimin e objektit të ri shkollor në fshatin Dragobil

Në Komunën e Malishevës u shënua një ditë e rëndësishme për arsimin, me përurimin e objektit të ri shkollor në fshatin Dragobil dhe vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes në Bellanicë. Në ceremonitë solemne morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, drejtoresha e Arsimit në Malishevë …

Më shumë...

GAP:“Punësimi dhe përfaqësimi i grave në ndërmarrjet publike qendrore në Kosovë”

Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të projektit “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, ju fton në konferencën për media ku do …

Më shumë...

Ramush Haradinaj fton në pritje solemne për Ditën e Veteranit

Haradinaj

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe kryetari aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, organizon një pritje solemne për nder të Ditës së Veteranit. Me këtë rast, z. Haradinaj ka deklaruar: “Në nderim të sakrificës për liri të popullit shqiptar dhe UÇK-së, në prag të Ditës …

Më shumë...

Sekuestrohen armë dhe municion  pas një rasti kanosjeje në Rahovec 

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme fillon fushata për legalizimin e armëve e mbështetur UNDP-ja

Më datën 22 dhjetor 2024,  Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhurme një rast të kanosjes. Viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur. Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit. Në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objekteve  përcjellëse në pronësi të të dyshuarit.  Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:  ∙Një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë,  ∙Një pistoletë dhe 25 fishekë,  ∙Një pushkë ajrore dhe  ∙Një pistoletë për sinjalizim me zë.  Me vendimin e prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprat  penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe  i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë.  Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe  mirëqenies së qytetarëve, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e rasteve në  përputhje me ligjin. 

Më shumë...

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarët për vitin 2024

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarët për vitin 2024, si pjesë e përmbushjes së obligimeve ligjore sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Statutit të Komunës. Gjatë takimit, kryetari Kastrati i informoi qytetarët rreth projekteve të realizuara dhe atyre që janë …

Më shumë...