Driton Çaushi

Çaushi: Kryeministri Mustafa dhe ministri Hoxhaj po japin deklarata hipokrite

Duke komentuar deklaratat për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi të kryeministrit, Isa Mustafa dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka theksuar se këta dy po japin deklarate hipokrite. Ai ka përkujtuar se ministri Enver Hoxhaj dhe kryeministri, Isa Mustafa vazhdojnë të bëjnë deklarata shpifëse se nuk ka të dhëna që dëshmojnë se Kosova po humb terren dhe se për këtë duhet besuar ekspertëve por e vërteta është se nuk ka asnjë ekspert që e ka thënë se Kosova nuk po humb terren nga demarkacioni me Malin e Zi. Pas më shumë se 10 muajsh, nuk ka ende as edhe një ekspert të vetëm që pajtohet me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi. As edhe një dokument valid që e legjitimon atë. Përkundrazi, të gjithë kanë konsensus të plotë që Kosova me këtë marrëveshje humb mbi 8200 hektarë territor!

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …