Nisma Socialdemokrate

Çerkin Dukolli: Urime 8 vjetori i themelimit dhe i veprimit të familjes tonë politike të NISMA Socialdemokrate

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe struktura të NISMA Socialdemokrate, urime 8 vjetori i themelimit dhe i veprimit të familjes tonë politike.
Për këtë kohë, kemi dëshmuar dhe argumentuar se vendit i duhet idea, vizioni dhe veprimi ynë politik.
Një lidership i dëshmuar kombëtarisht dhe etabluar politikisht gjatë kohë si Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi në procese të ndryshme të shtetëndërtimit të vendit, po vërtetohet në secilën ditë e në çdo rrethanë që i duhen politikës dhe vendim-marrjes së shtetit tonë.
Ne përmes politikave tona, vazhdojmë të ofrojmë angazhimin e vlerave socialdemokrate për qytetarët e vendit.
Liria, Drejtësia dhe Solidariteti janë vlerat tona themelore me individin në epiqendër rreth zhvillimit të shoqërisë tonë.
Urime Nismëtar, vazhdoni në shfaqjen dhe prezantimin e vlerave tona sepse i duhemi vendit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, dega Deçan: Homazhe për Heroin e kombit Bahri Fazliu

Të nderuara familje të Dëshmorëve të Kombit, invalidë dhe veteranë të Luftës së UÇK-së, të …