Veteranët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë shkarkimin e Artan Grubit për shkak të fyerjeve drejtuar bashkëkombësve

SHVL e UÇK-së në Maqedoni: Faktor i destabilizimit në Ballkan dhe në Europë është njëmendësia e Rusisë dhe Serbisë

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare duke pas parasysh të kaluarën e afërt, përjetimet, ngjarjet dhe zhvillimet në hapësirat tona, ku pas një lufte të pabarabartë me okupatorët dhe agresorët shekullorë, ku pas luftës së drejtë dhe të lavdishme të popullit shqiptarë, aritëm deri tek pavarësia e Kosovës dhe çlirimi i saj. Nga kjo luftë jo vetëm që dolëm fitues, por fituam edhe miq të ri dhe të fuqishëm të botës demokratike, të cilët u solidarizuan me popullatën civile duke intervenuar ushtarakisht për të penguar gjenocidin dhe egzodin që ushtronin forcat serbe me mbështetjen Ruse mbi Kosovën.

SHVL UÇK jemi zotuar para Zotit dhe jemi betuar në flamur, që populli shqiptar me sinqeritetin më të madh dhe vetëdije më të lartë, duke u vënë në mbrojtje të vlerave universale të njerëzimit, do të jemi faktor kryesor për të garantuar paqën dhe stabilitetin në Ballkan dhe më gjërë në rajon.

Faktor i destabilizimit të cilit i konvenon një situatë e paqëndrueshme në ballkan dhe në Europë është njëmendësia e Rusisë dhe Sërbisë.

SHVL UÇK: Të gjitha deklaratat qëllimkeqe dhe jokoherente që dalin nga individ me ngarkesa në baza fetare, etnike ose racore i dënojm dhe i hudhim si të pa baza, të pasinqerta dhe të dëmshme për të ardhmen e kombit shqiptar dhe aspiratave tona. Për rastet e këtilla, kërkojm nga qeveritë dhe institucionet përkatëse të marrin masat e duhura dhe të kërkojnë përgjegjësi morale dhe juridike në eliminimin e dukurive devijuese ku publikisht mbështesin agresorët Rus të cilët ishin pjesë direkte në masakrat, përdhunimet dhe egzodin e popullatvs civile në Kosovë dhe në Bosnje.

Çdo shtet dhe vend, çdo popull ose individ, që në këto rrethana i kundërvihet agresionit Rus i cili për qëllim ka destabilizimin e Europës ku bënë pjesë edhe Ballkani, ka mbështetjen morale tonën si shoqatë dhe shoqërisë shqiptare si tërësi.

Agresioni Rus në Ukrainë, e ngjallë edhe më shumë oreksin e agresorëve serb që ëndër të tyre e kanë Veriun e Kosovës dhe bregdetin e Vlorës.

SHVL UÇK në frymën dhe kultivimin e vlerave të luftës, të cilat synim kanë paqën, stabilitetin, barazinë dhe harmoninë për një jetë më të mirë mes njerëzve, këtë e mbështetë tek strukturat euro-atlantike, respektivisht tek forcat që garanton NATO.

Shprehim keqardhje dhe ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të cilët humbën të afërmit e tyre në mbrojtje të vendit dhe lirisë së qytetarëve të tyre.

Mbetemi me shpresë që pas gjithë këtyre ndodhive, në fund të mbisundoi forca e mendjes së shëndoshë kolektive mbi qëllimet famëkeqe të diktatorëve të sëmurë.

Me respekt,

SHVL UÇK

Daim Hiseni

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …